So when they took him [out] and agreed to put him into the bottom of the well... But We inspired to him, "You will surely inform them [someday] about this affair of theirs while they do not perceive [your identity]." (Yusuf [12] : 15)
Sherif Ahmeti:
Pasi që ata shkuan me të dhe vendosën ta vënë në fund të bunarit, Ne i shpalëm: “Ti do t’i njoftosh ata për këtë vepër të tyre, e duke mos ditur ata (do të vijë koha të ju thuash për këtë vepër e ata nuk do të dinë se ti je Jusufi)” (Yusuf [12] : 15)
1 Feti Mehdiu
Pasi që e morën dhe e vendosën ta hudhin në fund të bunarit, ne i shpallëm: “Ti do t’i informosh për këtë vepër të tyre, e ata nuk do ta hetojnë”
2 Hassan Efendi Nahi
Pasi e morën, vendosën që ta hidhnin në fund të një pusi dhe Ne i shpallëm Jusufit: “Ti do t’i lajmërosh ata për këtë vepër, pa e vënë re ata (që ti je Jusufi).”
3 Tafsir as-Saadi
E kështu, ata e morën atë (Jusufin) dhe e hodhën në një pus. Dhe Ne i futëm në zemër (këto fjalë): “(Një ditë) Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.” - Kështu, pas lejes së dhënë nga babai i tyre, vëllezërit nisën të zbatonin planin për të cilin kishin rënë dakord. Ata e lanë Jusufin në një pus, siç propozoi njëri prej tyre. Megjithatë, Allahu i Lartësuar, që deshi ta mëshironte dhe lartësonte Jusufin mbi vëllezërit e tij, pikërisht në këto momente aq të vështira për të, i shpall Jusufit dhe i thotë: “Ti do t’ua thuash atyre të vërtetën e kësaj që ata po bëjnë tani dhe ata nuk do të të njohin.” Pra, do të vijë dita që ti do t’i qortosh ata për këtë që po të bëjnë tani. Kur të vijë ajo ditë, ata nuk do ta kuptojnë se je ti. Ky qe një përgëzim për Jusufin (a.s) se ai do të shpëtonte dhe asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë. Ky ishte një premtim se Allahu i Lartësuar do ta bashkonte Jusufin përsëri me familjen dhe vëllezërit e tij, që po silleshin aq keq me të në në ato çaste. Madje, kur të ribashkoheshin, Jusufi do të ishte ballëlartë e krenar, ndërsa vëllezërit e tij do të ishin të përulur dhe atëherë do ta kuptonin gabimin. Pasi bënë këtë padrejtësi, vëllezërit u kthyen në mbrëmje te babai i tyre.