And there came a company of travelers; then they sent their water drawer, and he let down his bucket. He said, "Good news! Here is a boy." And they concealed him, [taking him] as merchandise; and Allah was Knowing of what they did. (Yusuf [12] : 19)
Sherif Ahmeti:
Dhe atypari kaloi një gru udhëtarësh, e e dërguan ujëbartësin (për ujë), e ai e lëshoi kofën e vet (në bunar) dhe tha: “Myzhde! Qe një djalosh!” Ata e fshehën atë si mall tregtie. Po All-llahu e dinte shumë mirë seç’vepronin ata (Yusuf [12] : 19)
1 Feti Mehdiu
Dhe erdh një karavan, dhe e dërguan ujëbartësin e tyre dhe e lëshoi kovën e vet. “Sihariq”, bërtiti ai, “ky është një djalosh!” dhe ata e fshehën në rrobat e tyre, por All-llahu e dinte mirë se çka bënin
2 Hassan Efendi Nahi
(Ndërkohë në pus) erdhi një karvan. Ata dërguan ujëmbartësin e vet dhe ai lëshoi kovën e tij dhe thirri: “O sa gëzim! Qenka një djalë!” Ata e fshehën atë si plaçkë tregtie, por Allahu e dinte mirë çfarë bënin ata.
3 Tafsir as-Saadi
Aty kaloi një karvan udhëtarësh dhe dërguan dikë për të marrë ujë. - Jusufi qëndroi në pus derisa aty pranë kaloi një karvan, i cili ishte drejtuar për në Misir (Egjipt). Ata dërguan pararojën e tyre, që të shikonte për ujë. Zakonisht, pararojat përgatisnin vendin dhe puset për karvanet. Pararoja shkoi aty dhe hodhi kovën në pus për të marrë ujë. Në këtë moment, Jusufi kapet pas kovës, dhe ngjitet lart. Kur pararoja shikon Jusufin që del nga pusi, thotë:
Ai e lëshoi kovën brenda (në pus) dhe, befas, tha: “Oh, sa gëzim! Këtu qenka një djalosh!” Ata e morën dhe e fshehën djalin si mall tregtie, por Allahu e dinte shumë mirë se çfarë po bënin.” - Ai gëzua shumë dhe tha: “Ky duket si djalë i fisëm. Qenka i mrekullueshëm!”. Atëherë, vëllezërit e tij, që qëndronin aty rrotull, u afruan. Karvani kërkoi që ta blinte këtë djalosh prej tyre dhe ata e shitën Jusufin me çmim të lirë.