The example [i.e., description] of Paradise, which the righteous have been promised, is [that] beneath it rivers flow. Its fruit is lasting, and its shade. That is the consequence for the righteous, and the consequence for the disbelievers is the Fire. (Ar-Ra'd [13] : 35)
Sherif Ahmeti:
Shembulli (atributi) i Xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (palatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. ai është përjetim i lumtur i atyre që i shin ruajtur, e pëfundimi i jobesimtarëve është zjarri (Ar-Ra'd [13] : 35)
1 Feti Mehdiu
Atyre që frikësohen (nga All-llahu) u është premtuar asi parajsi me fryte dhe hije të përhershme ku do të rrjedhin edhe lumenj. Ai është shpërblim i atyre që frikësohen, ndërsa përfundim i mosbesimtarëve është zjarri
2 Hassan Efendi Nahi
Xheneti që u është premtuar besimtarëve është i tillë që, nëpër të rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij janë të përhershme. Ky është fundi i besimtarëve, kurse fundi i jobesimtarëve është zjarri.
3 Tafsir as-Saadi
Xheneti që u është premtuar të devotshmëve është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme. - Duke shpresuar këtë Xhenet, besimtarët u largohen atyre gjërave që Zoti dhe Profeti i Tij kanë ndaluar, si dhe i përkushtohen zbatimit të urdhëresave. I Lartësuari Bujar e përshkruan Xhenetin duke thënë: “…është si një kopsht i bukur, nëpër të cilin rrjedhin lumenj, ku ushqimi dhe hija janë të përhershme." Lumenjtë e Xhenetit janë prej mjalti, prej pijesh të këndshme, prej qumështi dhe uji të kristaltë. Këto lumenj rrjedhin gjithmonë dhe nuk janë të kufizuar. Me ujin e pastër të tyre vaditen kopshte të bukura dhe pemë të hijshme me fruta të shijshme. Zoti thotë: "…ushqimi dhe hija janë të përhershme." Shijet dhe kënaqësia që ato falin janë të vazhdueshme. Të tilla janë edhe hijet e bukura të pemëve, që mbushin me kënaqësi dhe rehatojnë këdo që rri poshtë tyre.
Ky do të jetë fundi i lumtur i atyre që janë të devotshëm, - Ky është përfundimi i atyre që besojnë dhe adhurojnë Zotin përmes ligjeve të Tij: pikërisht këto vendbanime të bukura. Ndërsa përfundimi i mohuesve është ndryshe:
ndërsa fundi i jobesimtarëve do të jetë Zjarri. - Sa ndryshim të madh ka mes dy grupeve, sepse të tillë janë edhe në këtë jetë, me veprat dhe fjalët e tyre. Kështu do të jetë edhe shpërblimi i tyre, në këtë botë dhe në tjetrën.