And that it is My punishment which is the painful punishment. (Al-Hijr [15] : 50)
Sherif Ahmeti:
Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm (Al-Hijr [15] : 50)
1 Feti Mehdiu
Por edhe dënimi im është, pa dyshim i dhembshëm
2 Hassan Efendi Nahi
dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm!
3 Tafsir as-Saadi
Por edhe dënimi Im është Dënim i dhembshëm. - Nuk ka ndëshkim që të mund të krahasohet me ndëshkimin e Allahut. Askush nuk mund ta përshkruajë dhe përkufizojë atë ndëshkim. I kërkojmë mbrojtje dhe strehim Zotit që të na ruajë nga ndëshkimi i Tij. Nëse ata e mësojnë se: "Atë Ditë, askush nuk mund të dënojë si Ai e askush nuk mund të lidhë me pranga si Ai." [Fexhër 25, 26], atëherë do të tregohen gjithmonë të kujdesshëm dhe do të largohen nga çdo shkak i ndëshkimit të tyre. Kështu, zemra e tyre duhet të sillet gjithnjë mes frikës dhe shpresës, duke kujtuar si shpërblimet, ashtu edhe kërcënimet. Sa herë që zemra mediton për mëshirën e Zotit, faljen e Tij të gjerë, bujarinë dhe përkujdesin e Tij të pashembullt, do të lindë nxitja për punë të mira dhe qetësia, që vjen nga shpresa për faljen e gjynaheve. Por nga ana tjetër, nëse vështron gjynahet dhe mangësitë e shumta në plotësimin e përgjegjësive dhe detyrimeve ndaj Zotit dhe në të gjitha aspektet e jetës, do të lindë ndjenja e frikës nga ndëshkimi e Zotit, prandaj dhe do të nxitojë që të largohet prej tyre.