Po, për Zotin tënd! Ne do t’i marrim të gjithë ata në pyetje, për të gjitha veprat e tyre. - Të gjithë ata që kanë cenuar madhështinë e Kur'anit, që kanë shpifur ose e kanë keqinterpretuar atë, do t’i marrim në përgjegjësi për fjalët dhe shpifjet e tyre. Ky është një kërcënim e paralajmërim për ata, që të mos vazhdojnë në atë rrugë. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin që të mos shqetësohet nga trillimet e tyre, por të përkushtohet në plotësimin e misionit, duke përcjellë të vërtetën dhe duke mos e ngadalësuar e penguar asgjë në përhapjen e ftesës së Zotit.