By Allah, We did certainly send [messengers] to nations before you, but Satan made their deeds attractive to them. And he is their [i.e., the disbelievers] ally today [as well], and they will have a painful punishment. (An-Nahl [16] : 63)
Sherif Ahmeti:
Pasha All-llahun, Ne dërguam edhe para teje të dërguar ndër popuj, po veprat e tyre (të këqija) ua hijeshoi djalli, se ai është mik i tyre, e ata kanë një dënim të idhët (An-Nahl [16] : 63)
1 Feti Mehdiu
Pasha All-llahun, Ne edhe përpara teje, popujve u kemi dërguar profetë, por djalli ua ka zbukuruar atyre sjelljet e veta, dhe tani ai është shok i tyre, ata i pret dënim i dhembshëm
2 Hassan Efendi Nahi
Betohem për Allahun se edhe para teje, Ne u kemi çuar të dërguar popujve të tjerë, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai është zotëria i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhembshëm.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar i qartëson profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s), se ai nuk është i vetmi dhe as i pari profet që është kundërshtuar nga populli i vet. Ai thotë:
Betohem për Allahun! Ne dërguam para teje të dërguar ndër popuj të shumtë... - Në të gjithë popujt e mëparshëm u dërguan profetë që t’i ftonin njerëzit në monoteizëm, në njësimin e Zotit në adhurim dhe për dorëzim dhe bindje të plotë ndaj Tij.
... por shejtani ua hijeshoi veprat e tyre (të këqija). - Prandaj ata i mohuan profetët, duke pretenduar se rruga e tyre ishte rruga më e mirë, që siguronte lumturinë dhe që i shpëtonte nga çdo e keqe. Ndërsa profetët - sipas tyre - sillnin destabilitet dhe prishje të rehatisë e lumturisë së tyre. Duke qenë se shejtani ua zbukuroi veprat që bënin, ai u shndërrua në aleat dhe në mikun e tyre të ngushtë në këtë botë. Kështu, ata iu bindën dhe e pasuan plotësisht. Ndërsa Allahu i Madhëruar thotë:
Prandaj sot (në Ditën e Kiametit) ai është miku i tyre dhe ata (të gjithë bashkë) do të kenë një dënim të dhembshëm. - Në ahiret ata do të kenë dënim të dhembshëm, sepse ata i kthyen shpinën të Gjithëmëshirshmit. Ata u kënaqën dhe preferonin miqësinë dhe lidhjen me shejtanin e mallkuar, prandaj e merituan ndëshkimin poshtërues.