Man 'amila saaliham min zakarin aw unsaa wa huwa mu'minun falanuhyiyannahoo hayaatan taiiyibatanw wa lanajzi yannnahum ajrahum bi ahsani maa kaanoo ya'maloon (an-Naḥl 16:97)
Whoever does righteousness, whether male or female, while he is a believer – We will surely cause him to live a good life, and We will surely give them their reward [in the Hereafter] according to the best of what they used to do. (An-Nahl [16] : 97)
Sherif Ahmeti:
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre (An-Nahl [16] : 97)
1 Feti Mehdiu
Atij që bën mirë, qoftë mashkull apo femër, e që është besimtar, ne do t’i mundësojmë të çojë jetë të mirë, dhe vërtetë, do t’i shpërblejmë me dhuratë më të mirë se sa kanë punuar
2 Hassan Efendi Nahi
Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.
3 Tafsir as-Saadi
Kujtdo që bën një vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, duke qenë besimtar, Ne do t’i japim një jetë të mirë (në këtë botë),... - Ajeti tregon se imani është kusht i domosdoshëm për saktësinë dhe pranimin e veprave të mira. Një vepër nuk mund të quhet “e mirë” në qoftë se nuk bëhet në emër të besimit. Besimi i vërtetë patjetër që do të sjellë punë të mira, qofshin ato detyrime fetare apo vepra të pëlqyeshme. Për njeriun që ka besim të sinqertë dhe vepra të mira ka një premtim të madh: “Ne do t’i japim një jetë të mirë...”. Kjo jetë do të jetë e këndshme në sajë të prehjes së zemrës dhe qetësisë shpirtërore. Ata të zgjedhur as që ia hedhin vështrimin atyre gjërave që trazojnë zemrat, prandaj Allahu i Lartësuar i furnizon ata me hallall, me mënyra që atyre as u shkojnë ndër mend. Ndërsa në ahiret, Ai thotë:
... e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e mira. - Të shumta e të llojllojta do të jenë mirësitë e kënaqësitë që do t’u jepen, të tilla që as syri s’i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk ka mundur t’i përfytyrojë. Kështu i shpërblen Allahu ata me mirësi në të dyja jetët.