Ne i patëm dhënë Musait nëntë Shenja (mrekulli) të qarta. -
Ti je Profet i Allahut dhe Allahu të ka ndihmuar me shenja e mrekulli. Mësoje se ti nuk je i pari profet që njerëzit e refuzojnë. Para teje, Ne dërguam ndër njerëz Musain, të birin e Imranit, që u quajt El Kelim, domethënë, ai që Zoti i foli. Ne e dërguam atë tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ne i dhamë atij nëntë mrekulli të mëdha. Secila prej tyre do të mjaftonte e vetme që dikush, i cili synon dhe e dëshiron të vërtetën, ta gjente dhe pasonte atë. Këto shenja ishin: gjarpri, shkopi, tufani, karkalecat, morrat, bretkocat, gjaku, e ashtuquajtura er-rixhz, një sëmundje që u zbriti nga lart dhe ndarja e detit në dymbëdhjetë rrugë të thata. “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak, Shenja të qarta njëra pas tjetrës. Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre.” [El ea'raf 133-136]. Nëse ke dyshim në ndonjë nga këto çështje, pyet atëherë.
Pyeti (o Muhammed) bijtë e Izraelit, kur ai (Musai) ishte mes tyre dhe faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj se ti je i magjepsur.” - Edhe pse i solli të tilla mrekulli të dukshme dhe të padukshme, Faraoni i tha: “O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur.” Ky ishte reagimi ndaj atyre mrekullive. Atëherë, Musai tha: