Wa izi'tazal tumoohum wa maa ya'budoona illal laaha faawooo ilal kahfi yanshur lakum Rabbukum mir rahmatihee wa yuhaiyi' lakum min amrikum mirfaqa (al-Kahf 18:16)
[The youths said to one another], "And when you have withdrawn from them and that which they worship other than Allah, retreat to the cave. Your Lord will spread out for you of His mercy and will prepare for you from your affair facility." (Al-Kahf [18] : 16)
Sherif Ahmeti:
Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehonu në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe u lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj (Al-Kahf [18] : 16)
1 Feti Mehdiu
Kur i patët lënën ata edhe ato, të cilëve u falen ata, në vend të All-llahut, strehonu pra në shpellë. Zoti juaj do t’iu mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’iu përgatisë atë çka është e dobishme për ju
2 Hassan Efendi Nahi
Kur ju t’i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t’ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”.[1]
[1] Në vargun 16, ligjërimi është në vetën e dytë shumës, por këto janë fjalët që të rinjtë i drejtonin njëri-tjetrit. Kjo është një nga strukturat sintaksore të arabishtes.
3 Tafsir as-Saadi
Përderisa jeni distancuar prej tyre dhe prej asaj që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë strehohuni në shpellë! - Ata i thanë njëri-tjetrit: tashmë jemi larguar nga populli ynë dhe nga adhurimet e kota. Tani duhet të marrim masat për t’u ruajtur nga sherri i tyre, sepse nuk kemi mundësi për t’i luftuar ata apo për të jetuar mes tyre duke praktikuar lirisht fenë dhe besimin tonë. Atëherë, le të strehohemi në shpellë!
Zoti juaj do t'ju dhurojë nga mëshira e Tij e gjerë dhe do t'jua lehtësojë çështjen tuaj dhe çdo gjë që është në dobinë tuaj. - Dhe pikërisht për këtë u lutën më herët, kur thanë:“O Zoti ynë! Na dhuro mëshirë nga ana Jote dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!” Ata iu përgjëruan Zotit, duke treguar pafuqinë dhe dobësinë e tyre nga njëra anë dhe duke iu lutur Zotit që ta rregullojë gjendjen e tyre, nga ana tjetër. Ajo që ishte shumë e rëndësishme në gjithë këtë ngjarje, ishte siguria dhe bindja e plotë se Allahu do t’i ndihmonte dhe do t’ua jepte atë që kërkonin. Nuk ka dyshim se Allahu i mbuloi me mëshirën e Tij dhe ua lehtësoi çështjen. Ai ua ruajti fenë dhe shëndetin dhe i bëri simbol e model për të gjitha krijesat e Tij. Allahu bëri që ata të kujtohen gjithmonë për mirë, dhe kjo ishte nga mëshira e Tij për ta. Ai ua lehtësoi mënyrat për ruajtjen e besimit dhe jetës së tyre. Madje, edhe vendi ku do të flinin ishte jashtëzakonisht i ruajtur dhe i sigurt.