Or have you thought that the companions of the cave and the inscription were, among Our signs, a wonder? (Al-Kahf [18] : 9)
Sherif Ahmeti:
A ms mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme (Al-Kahf [18] : 9)
1 Feti Mehdiu
A ke menduar ti se banorët e shpellës edhe “rekimi” (emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakë) kanë qenë nga mrekullitë tona të rralla
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës[1] dhe Rakimit[2] ishin një çudi nga mrekullitë Tona?
[1] Banorët e Shpellës ishin disa të rinj monoteistë, të arratisur nga qyteti i tyre, për t’i shpëtuar persekutimit të një tirani pagan, që donte t’i detyronte të hiqnin dorë nga besimi i tyre. Për të ruajtur pastërtinë e këtij besimi, ata u strehuan në një shpellë jashtë qytetit dhe iu dorëzuan mëshirës hyjnore. Allahu i Madhëruar i bëri të flenë për treqind vjet dhe i zgjoi, kur gjendja në qytet kishte ndryshuar: banorët e tij ishin bërë monoteistë dhe qyteti qeverisej nga një mbret i urtë e i devotshëm. Ringjalljen e tyre Allahu e bëri mrekulli për banorët e qytetit (dhe për tërë njerëzimin) që vërtetonte ringjalljen e plotë, ngaqë ata ishin ndarë në dy grupe: njëri grup thoshte se ishte veç shpirti ai që ringjallej, kurse grupi tjetër thoshte se ringjallej edhe trupi. [2] Rakim mund të jetë emri i një lumi që kalonte pranë Shpellës ose një tabelë në hyrje të Shpellës me emrat e banorëve të saj, ose emri i qenit të tyre.
3 Tafsir as-Saadi
A mos mendove ti se shokët e shpellës së Rekimit ishin nga Shenjat Tona më të çuditshme? - Kurrë mos mendo se historia e djemve të shpellës ishte nga shenjat tona më të çuditshme dhe të pashembullta. Megjithatë, Allahu i Madhëruar ka sjellë shenja edhe më të mëdha se këto, në aspekte të ndryshme. Allahu i Madhëruar u sjell njerëzve shenja të shumta si në ambientin që i rrethon, ashtu edhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë se ky Kur’an është i vërtetë dhe derisa t’u bëhet e qartë e vërteta nga e kota, udhëzimi nga humbja. Ky ajet nuk duhet kuptuar gabim: domethënë, edhe historia e djemve të shpellës është nga shenjat e çuditshme dhe madhështore që ka sjellë Zoti, por jo më e madhja. Si ajo ka patur shenja të shumta. Për këtë arsye, çudia pa fund nga kjo histori nuk është me vend. Besimtari mediton në të gjitha shenjat dhe mesazhet e Zotit, ashtu siç i ka ftuar Ai. Në fakt, ato janë çelës për të hapur rrugët e imanit në zemrën e njeriut. Ato janë rrugë të hapura drejt diturisë së dobishme dhe arritjes së jekin-it, sigurisë në besim. Allahu i quan të rinjtë “banorë të shpellës”, sepse ata qëndruan një kohë shumë të gjatë atje.