Maryam Ayah 2
ذِكْرُ رَحْمَتِ رَبِّكَ عَبْدَهٗ زَكَرِيَّا ۚ ( مريم: ٢ )
Zikru rahmati Rabbika 'abdahoo Zakariyya (Maryam 19:2)
English Sahih:
[This is] a mention of the mercy of your Lord to His servant Zechariah (Maryam [19] : 2)
Sherif Ahmeti:
(ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekeriait (Maryam [19] : 2)
1 Feti Mehdiu
Rrëfimi për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijjait
2 Hassan Efendi Nahi
Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij - Zekerijas.
3 Tafsir as-Saadi
Kaf, Ha, Ja, ‘Ajn, Sad. Ky është një tregim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Vet, Zekerijait. -
Këtu rrëfehet për mëshirën që Zoti yt tregoi ndaj Zekerias. Ne do ta tregojmë me hollësi këtë ngjarje. Nga kjo histori, o Muhamed, ti do të njihesh me gjendjen e profetit Zekeria, me gjurmët që la ai dhe cilësitë e tij të veçanta. Në këtë histori ka mësime për ata që duan të mësojnë dhe ajo është shembull i mirë për ata që duan një të tillë. Një ngjarje e tillë, që tregon për mëshirën e madhe të Allahut për evlijatë e Tij dhe për mënyrat se si kjo mëshirë i përfshin ata, është një nga shkaqet më të forta që na shtojnë dashurinë për Allahun në zemrat tona dhe përmendjen e Tij në heshtje. Ajo na nxit që ta njohim më mirë Allahun me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme. Përmes saj, ne mësojmë rrugët e veprat që bëjnë të mundur dashurinë e Zotit për ne dhe dashurinë tonë për Zotin.[1] Ajo na tregon veprat dhe fjalët e mira që na afrojnë më pranë mëshirës dhe përkujdesit të posaçëm të Zotit për evlijatë e Tij. Allahu i Madhëruar e zgjodhi Zekerian për ta bërë besnikun e Shpalljes së Tij, duke e dalluar nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, nga ana e tij, - ashtu si të gjithë vëllezërit e tjerë profetë, - u kujdes që ta çonte në vend amanetin e Zotit. Ai i ftonte njerëzit në adhurimin e Allahut dhe u mësonte atyre diturinë që ia kishte dhuruar Allahu. Ai jo vetëm që u dha porosi të shumta gjatë jetës së tij, por i mësoi si të vepronin edhe pas vdekjes së tij. Kur pa se po i shternin fuqitë dhe kuptoi se po i afrohej vdekja, ndërkohë që ende nuk kishte një fëmijë që, si pasardhës i tij, do t’i ftonte njerëzit në rrugën e Zotit dhe për t’i këshilluar ata, atëherë Zekeria iu lut dhe iu ankua Zotit për dobësinë e vet të jashtme dhe të brendshme dhe iu drejtua me një thirrje të fshehtë plot përunjësi.
[1]
Gradat ose nivelet e dashurisë për
Allahun e lartësuar: Dashuria për
Allahun e lartësuar është në dy nivele:
E para është farz i domosdoshëm për
çdo kënd. Kjo lloj dashurie shprehet,
duke dashur Allahun e lartësuar me një
dashuri të tillë e cila:
1. sjell me vete dashurinë për gjithçka
me të cilën Ai të ka urdhëruar dhe
urrejtjen për gjithçka nga e cila Ai të ka
ndaluar.
2. Sjell me vete gjithashtu dashurinë për
profetin e Tij i cili transmetoi qartë
urdhëresat dhe ndalesat e Zotit dhe çdo
rrugë që të afron dhe të çon tek
kënaqësia e Tij. Madje ta duash profetin
e Allahut të lartësuar me një dashuri që i
tejkalon edhe dashurinë për veten tënde
dhe familjen tënde.
3. Gjithashtu ta duash dhe të jesh i
kënaqur me gjithçka prej fesë që Allahu
i lartësuar e ka transmetuar nëpërmjet
profetit (a.s). Ta pranosh atë me dëshirë,
me kënaqësi, me bindje të plotë dhe me
dëshirën për të qenë i nënshtruar dhe
pasues i saj.
4. Gjithashtu sjell me vete dashurinë për
gjithë profetët dhe të dërguarit e Zotit.
Dashurinë për ata që i pasuan ata me
sinqeritet dhe korrektësi prej pasuesve
që kanë ardhur pas tyre. Të gjitha këto
janë detyrë e domosdoshme nëse synon
që ta plotësosh dashurinë për Allahun e
lartësuar. Kjo masë e dashurisë për
Allahun e lartësuar janë masa e
domosdoshme e cila sjell plotësimin e
imanit që është uaxhib, pra është iman i
detyrueshëm për çdo kënd. Çdo kush që
cënon diçka prej këtyre që përmendëm
ka cënuar prej imanit të tij të
detyrueshëm në varësi të asaj që ka
cënuar prej atyre që u përmnednën pak
më sipër.
Grada e dytë e dashurisë është grada e
atyre që garojnë në punë të mira dhe më
të afruarve tek Allahu i lartësuar.
1. Ata duan gjithçka që e do Allahu prej
punëve të pëlqyeshme të shprehura me
fjalë dhe vepra në bindje ndaj Allahut të
lartësuar.
2. Ata urrejnë gjithçka që e urren Allahu i
lartësuar qofshin ato fjalë apo vepra.
3. Ata janë të kënaqur me atë që e ka
përcaktuar Allahu i lartësuar dhe e ka
vendosur që të godasë ose të egzistojë
prej përcaktimeve të tij.
Rrugët dhe mënyrat për tu pajisur me
dashurinë për Allahun e madhëruar: Prej
rrugëve dhe mënyrave nëpërmjet të
cilave robi mund të arrijë që të ushqejë
në zemrën e tij dashurinë për Allahun e
lartësuar mund të numërojmë:
1. Njohja e Allahut të lartësuar, me
emrat, cilësitë, veprat dhe atributet e Tij.
2. Të medituarit në mbretërinë e qiejve
dhe të tokës dhe gjithçka që Allahu ka
krijuar në të.
3. Njohja e mirësive të Allahut për
njerëzit. Ebu husejn el uerak ka thënë: Të
gjitha degëzimet e dashurisë vijnë dhe
janë rrjedhojë e kujtimit në mënyrë të
vazhdueshme të bamirësisë që të ka bërë
Allahu i lartësuar. Ai që vazhdimisht
kujton bamirësinë e Allahut ndaj tij,
padyshim që flladi i dashurisë për Allahun
e madhëruar ka për të qenë gjithmonë
pranë tij."
4. Përmendja e Allahut sa më shpesh
duke qenë e vëmendshëm në këtë.
Dhenun ka thënë: “Ai që e preokupon
zemrën dhe gjuhen e tij me përmendjen
e Allahut Ai ka për ta mbushur zemrën e
tij me dritën e përmallimit për Të”.
Ndërsa ibrahim ibn xhunejd ka thënë:
“Gjithmonë është thënë se prej shenjave
të dashurisë së Allahut është përmendja
e vazhdueshme e Tij me zemër dhe
gjuhë. Shumë rrallë mund të ndodhë që
njeriu të përmendë Allahun, dhe kjo të
mos sjellë dashurinë për Të. Kështu pra
përmendja e shpeshtë e Allahut të
madhëruar është porta e dashurisë për
Të.
5. Të komunikuarit me Allahun me çiltërsi
sinqeritet dhe kundërshtimi i dëshirave
dhe epsheve të tua nëse bien ndesh me
atë që Do Ai.
6. Leximi i Kur'anit duke mendituar me
kujdes në ajetet e Tij. Sidomos në ajetet
të cilat përmbajnë emrat, cilësitë, veprat
dhe atributet e mrekullueshme të
Allahut. Duke menduar me kujdes në ato
emra, cilësi dhe vepra të tij, robi ta dojë
Allahun e lartësuar dhe nga ana tjetër
Allahu ta dojë atë.
7. Leximi i shpeshtë i tekseteve të
Kur'anit dhe sunetit të saktë që flasin
rreth shikimit të Zotit në xhennet.
8. Ndër shkaqet që sjellin dashurinë e
Allahut është është el afafu dhe ahdhul
kefaf, pra të qënurit i ndershëm në jetën
tënde dhe i kënaqur me atë që të ka
dhënë Allahu.
9. Ndër shkaqet që sjellin dashurinë e
Allahut është dashuria për ata që Allahu i
do dhe urrejtja për ata që Allahu nuk i do.
Punët nëpërmjet të cilave robi bën të
mundur që Allahu ta dojë atë.
1. Përunjësia e zemrës dhe e shpirtit
plotësisht para Allahut. Nuk ka gjë më të
dashur për Allahun e lartësuar se sa kjo
lloj përunjësie dhe nënshtrimi. kjo lloj
përulje dhe përkushtimi përpara Tij.
Nuk ka gjë më të dashur për të se sa të
dorëzuarit tërësisht dhe plotësisht me
zemër të thyer dhe të përunjur përpara
madhështisë së Tij.
2. Të shtuarit e punëve vullnetare të
mira.
3. Pra të veçuarit me Allahun e lartësuar
gjatë kohës kur ai zbret në qiellin e
dynjasë.
4. Së katërti pasimi rigorozisht i synetit të
Profetit (a.s) . Pasim i cili shfaqet në
punët e tua në fjalët dhe moralin tënd.
Thotë Allahu i lartësuar: Al imran 31
5. Qëndrimi vazhdimisht me ata që i do
Allahu dhe janë të sinqertë me Të.