And it is He who gives life and causes death, and His is the alternation of the night and the day. Then will you not reason? (Al-Mu'minun [23] : 80)
Sherif Ahmeti:
Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimine natës e të ditës; si nuk e kuptoni (Al-Mu'minun [23] : 80)
1 Feti Mehdiu
dhe Ai është i cili bën vdekje dhe ngjallje, prej tij varet ndërrimi i natës e ditës; po a nuk e kuptoni
2 Hassan Efendi Nahi
Është Ai që jep jetë dhe vdekje dhe Atij i përket ndërrimi i ditës dhe i natës. Vallë, a nuk kuptoni?
3 Tafsir as-Saadi
Dhe është Ai, që jep jetën dhe vdekjen... - Allahu i Madhëruar është i Vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen.
... dhe bën ndërrimin e natës dhe të ditës. - Allahu i bën ato të ndërrohen me njëra tjetrën, siç thotë në një ajet tjetër në Kur'an: “Sikur Allahu ta bënte natën e përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë? A nuk dëgjoni? Thuaj: “Më tregoni, nëse Allahu jua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte natën, që të pushonit? A nuk shihni?” Prej mëshirës së Tij, ju bëri natën dhe ditën, për të pushuar dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj jini mirënjohës!" [Kasas 71 - 73]. Ndërsa këtu thotë:
A nuk do të kuptoni? - Pse nuk mendoni dhe logjikoni drejt për këto fakte? Allahu është Ai që ju dhuroi mirësinë e dëgjimit, shikimit dhe mendjes. Allahu është Ai që ju krijoi dhe ju shpërndau në tokë. Ai është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen dhe Ai bën që të ndërrohet nata në ditë e dita në natë. A nuk ju bëjnë këto fakte të mendoni me kujdes dhe të kuptoni se Atij i duhen dedikuar të gjitha adhurimet me sinqeritet të plotë?! I logjikshmi i përkushtohet tërësisht Zotit të botëve dhe i largohet adhurimit dhe përkushtimit ndaj kotësirave, që as nuk sjellin dëm e as dobi dhe që nuk kanë asgjë në dorë. Ato janë të varfra e të pafuqishme nga çdo aspekt. Ai që ka logjikë nuk e bën diçka të tillë.