They will say, "[All belongs] to Allah." Say, "Then how are you deluded?" (Al-Mu'minun [23] : 89)
Sherif Ahmeti:
Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?” (Al-Mu'minun [23] : 89)
1 Feti Mehdiu
“All-llahu!” – do të përgjigjen, e ti thuaju: “Po pse pra jeni të magjepsur?”
2 Hassan Efendi Nahi
Ata thonë: “Allahu.” E ti thuaju: “Atëherë, përse magjepseni”?![1]
[1] Pra, përse magjepseni nga besimet tuaja të kota, deri në atë pikë, sa të mos i nënshtroheni Atij, që ka në dorë gjithçka?!
3 Tafsir as-Saadi
Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut.” - Ata do të pohojnë se nën sundimin dhe pushtetin e Allahut është gjithçka dhe se Ai është Mbrojtësi i vetëm, nga i cili nuk të mbron dot askush. E nëse ata e pohojnë këtë fakt, atëherë thuaju:
Thuaj: “Atëherë, si po mashtroheni (nga e kota)?” - Pra ku shkojnë dhe sorollaten mendja dhe logjika juaj?! Si mundet që të adhuroni diçka për të cilën jeni të sigurt se nuk ka asnjë thërmijë pushteti dhe janë të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt? Si është e mundur të zhyteni në këtë llum dhe të braktisni adhurimin e Krijuesit madhështor, Sunduesit të Plotpushtetshmët në dorën e të Cilit është rregullimi i çdo gjëje? E pra një mendje që të udhëzon në një kotësi të tillë, nuk mund të jetë veçse e magjepsur dhe e sunduar nga ligësia. Nuk ka dyshim se të tilla mendje i ka zaptuar me magji shejtani i mallkuar nëpërmjet, zbukurimit e stolisjes, nëpërmjet përmbysjes së realitetit. Ja kështu shejtani i mallkuar ua ka magjepsur mendjet, ashtu siç i magjepsin magjistarët sytë e njerëzve.