And [he was told], "Throw down your staff." But when he saw it writhing as if it were a snake, he turned in flight and did not return. [Allah said], "O Moses, fear not. Indeed, in My presence the messengers do not fear. (An-Naml [27] : 10)
Sherif Ahmeti:
E ti, hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos patur kjdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikës se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen (An-Naml [27] : 10)
1 Feti Mehdiu
“Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa si lëvizte porsi gjarpër, ai u largua dhe nuk kthehej dot. “O Musa, mos u frikëso. Profetët nuk frikësohen te Unë
2 Hassan Efendi Nahi
Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa shkopin që po lëvizte si gjarpër, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. “O Musa, mos u frikëso! Në të vërtetë, të dërguarit e Mi nuk frikësohen në praninë Time.
3 Tafsir as-Saadi
Dhe ti hidhe shkopin tënd! Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, (nga frika) ai u kthye prapa duke mos vështruar pas. - Kur e hodhi shkopin, ai u shndërrua në një gjarpër të madh mashkull, që lëvizte shumë shpejt. Atëherë Musai u kthye të largohej me vrap pa i hedhur sytë pas, nga frika, ashtu siç është natyra njerëzore. Por Allahu i Lartësuar i thotë: “Mos u frikëso!“. Në një ajet tjetër thotë: "Kthehu ku ishe e mos u frikëso se ti je nga ata që janë të sigurt (nga çdo e keqe)." [Kasas 31].
(I'u tha) O Musa! Mos u frikëso, se të dërguarit nuk frikësohen pranë Meje! - Sepse të gjitha gjërat e rrezikshme që e frikësojnë robin janë nën caktimin dhe ligjin e Zotit, që vendos për gjithçka. Kështu, ata që Zoti i ka zgjedhur për t’u dhënë shpalljen dhe i ka dalluar mbi të tjerët nuk duhet të kenë frikë nga asgjë, përveç Zotit, e sidomos kur janë pranë Madhërisë së Tij dhe po përjetojnë kënaqësinë dhe privilegjin e madh që Ai po u flet.