Until, when they came upon the valley of the ants, an ant said, "O ants, enter your dwellings that you not be crushed by Solomon and his soldiers while they perceive not." (An-Naml [27] : 18)
Sherif Ahmeti:
Deri atëherë kur ariitën mbi luginën e buburrecave, një buburrëc tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur” (An-Naml [27] : 18)
1 Feti Mehdiu
Gjersa arritën te Lugina e bubrrecit, një bubrrec tha: “O bubrreca, hyni në vrimat tuaja të mos u shkelë Sulejmani me ushtritë e tij duke mos u hetuar”
2 Hassan Efendi Nahi
Kur arritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O milingona, hyni në banesat tuaja, që të mos ju shkelë Sulejmani dhe ushtria e tij, duke mos ju parë”!
3 Tafsir as-Saadi
Më në fund, kur mbërritën në Luginën e Milingonave, një milingonë tha: “O ju milingona, hyni në foletë tuaja, që të mos ju shtypin Sulejmani dhe ushtria e tij pa dashje!”. - Milingona paralajmëroi llojin e saj, që kishin mbushur atë luginë, që të ruheshin nga ushtria e Sulejmanit, se mos i shkelte. Kjo ka mundësi të ketë ndodhur ose me një mrekulli nga Zoti, që fjalët e asaj milingone të dëgjoheshin për të gjitha milingonat e luginës, ose milingona njoftoi ato rreth saj dhe lajmi u përhap mes tyre me shpejtësi. Mënyra e ruajtjes nga ushtria e Sulejmanit do të ishte duke u fshehur në vendbanimet e tyre. Milingona e dinte mirë madhështinë e Sulejmanit dhe të ushtrive të tij, por e dinte edhe drejtësinë e tij, prandaj edhe e justifikoi Sulejmanin duke thënë se ai mund t’i dëmtonte pa dashje. Sulejmani (a.s) dëgjoi fjalët e saj dhe i kuptoi.