Falammmaa qadaa Moosal ajala wa saara bi ahliheee aanasa min jaanibit Toori naaran qaala li ahlihim kusooo inneee aanastu naaral la 'alleee aateekum minhaa bikhabarin aw jazwatim minan naari la 'allakum tastaloon (al-Q̈aṣaṣ 28:29)
And when Moses had completed the term and was traveling with his family, he perceived from the direction of the mount a fire. He said to his family, "Stay here; indeed, I have perceived a fire. Perhaps I will bring you from there [some] information or burning wood from the fire that you may warm yourselves." (Al-Qasas [28] : 29)
Sherif Ahmeti:
E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose një urë nga zjarri që të ngroheni” (Al-Qasas [28] : 29)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur Musa e plotësoi afatin e u nis me familjen e vet, ai pa një zjarr në një anë të Turit. “Pritni! – i tha familjes së vet, - kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjellë farë lajmi prej atje ose ndonjë urë të ndezur që të ngroheni”
2 Hassan Efendi Nahi
Kur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vuri re nga larg një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni, sepse kam parë një zjarr. Ndoshta mund t’ju sjell prej tij ndonjë lajm ose një urë zjarri për t’u nxehur”.
3 Tafsir as-Saadi
Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm (për rrugëtimin tonë) ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” - Mendohet që Musai të ketë punuar dhjetë vjet, sepse dihet që Musai ishte bamirës. Pasi mbaroi marrëveshja, Musai u përmallua për familjen, nënën, fisin dhe vendin e tij, ndaj mendoi që, pas gjithë asaj kohe të gjatë, tashmë e kishin harruar çështjen e tij. Kështu, u nis në udhëtim për në Egjipt me familjen e vet. Rrugës vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Kjo ndodhi pikërisht atëherë kur kishin humbur rrugën dhe po ndienin ftohtë. Kur u afrua pranë atij vendi, Musai u thirr prej atje: