Wa naza'naa min kulli ummatin shaheedan faqulnaa haatoo burhaanakum fa'alimooo annal haqqa lillaahi wa dalla 'anhum maa kaanoo yaftaroon (al-Q̈aṣaṣ 28:75)
And We will extract from every nation a witness and say, "Produce your proof," and they will know that the truth belongs to Allah, and lost from them is that which they used to invent. (Al-Qasas [28] : 75)
Sherif Ahmeti:
Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: “Sillni argumentin tuaj!” ATëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre (Al-Qasas [28] : 75)
1 Feti Mehdiu
Nga secili popull do të sjellim dëshmitarë dhe t’i themi: “Sillni argumentin tuaj!” Ata, atëherë, do të kuptojnë se e vërteta është për All-llahu, kurse ajo që trillojnë larg tyre
2 Hassan Efendi Nahi
Dhe prej çdo populli, Ne do të nxjerrim nga një dëshmitar e do të themi: “Paraqitni provat tuaja!” Atëherë, ata do ta marrin vesh se e vërteta është (vetëm) e Allahut dhe do të braktisen nga zotat që i trilluan vetë.
3 Tafsir as-Saadi
Prej çdo populli Ne do të nxjerrim një dëshmitar e do t'u themi: “Sillni argumentin tuaj!” - Ditën kur të tubohen të gjithë para Allahut, do të nxirret nga çdo popull që mohuan të vërtetën nga një dëshmitar për atë që ndodhi në dynja dhe për shirkun dhe besimet e tyre të kota. Këta do të jenë përfaqësues që do të zgjidhen nga mesi i parisë dhe udhëheqësve që ishin në humbje e devijim. Këta do të përpiqen të mbrojnë ata të cilët përfaqësojnë në këtë përballje me drejtësinë. Por kur ata të fillojnë polemikën për të mbrojtur kotësinë në të cilën ishin zhytur në dynja, atëherë do t'u thuhet: “Sillni argumentin tuaj! Sillni faktet që tregojnë për saktësinë e idhujtarisë dhe mos vallë ju patën urdhëruar për këtë profetët e mi? Mos vallë e gjetët këtë në një nga librat e Mi? Ku është treguar në to se dikush tjetër meriton të adhurohet? Cili nga idhujt mund t’ju sjellë ndonjë dobi ose t’ju shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut? Cili do t’ju mbështesë tani në në nevojat e tuaja? Sillni prova, nëse keni!”
Atëherë do ta kuptojnë se e vërteta i takon (vetëm) Allahut... - Atëherë do të binden për kotësinë dhe padrejtësinë e fjalëve dhe besimeve të tyre dhe se: "...e vërteta i takon (vetëm) Allahut." Atëherë del në pah padrejtësia e tyre dhe drejtësia e Allahut.
...dhe çdo trillim i tyre do të dështojë. - Atëherë dalin në pah edhe gënjeshtrat, që do të zhduken pa lënë asnjë gjurmë. Atëherë do ta kuptojnë se Allahu gjykon me drejtësi dhe dënon atë që e meriton.