Indeed, Qarun was from the people of Moses, but he tyrannized them. And We gave him of treasures whose keys would burden a band of strong men; thereupon his people said to him, "Do not exult. Indeed, Allah does not like the exultant. (Al-Qasas [28] : 76)
Sherif Ahmeti:
Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortë sepse All-llahu nuk i do të shfrenuarit!” (Al-Qasas [28] : 76)
1 Feti Mehdiu
Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull), dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; prandaj populli i thoshte: “Mos u entuziazmo, sepse, All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar
2 Hassan Efendi Nahi
Me të vërtetë, Karuni[1] ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!
[1] Karuni ka qenë anëtar i fisit të Musait a.s. (ashtu si ai, ishte prej fisit të Levit). Ishte një burrë me bukuri dhe forcë të madhe. Teuratin e njihte thellësisht dhe ishte shumë i pasur. Të gjitha këto cilësi e kishin bërë mendjemadh. Për ta ndëshkuar për mendjemadhësinë e tij, Allahu i Madhëruar e bëri që ta gllabëronte toka.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar na njofton rreth gjendjes së Karunit për atë që ai bëri dhe për paralajmërimet dhe këshillat e shumta që iu dhanë atij. Ai thotë:
Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë (në padrejtësi) me ta. - Ai ishte nga bijtë e Izraelit, nga ata që Zoti i dalloi mbi njerëzit e asaj kohe dhe u bëri mirësi të shumta. Këto mirësi dhe veçori me të cilat Zoti i dalloi duhet të ishin shkak e nxitje që të ishin të udhëzuar dhe punëmirë. Por nuk ndodhi kështu me Karunin. Ai, përkundrazi, bëri padrejësi dhe e teproi kundër popullit të tij. Ai i kaloi kufijtë me pasurinë e madhe që i dha Zoti. Ajo pasuri u bë shkak për shfrenimin dhe padrejtësitë e tij. Zoti thotë:
Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. - Allahu i dha pasuri aq të madhe saqë: "...çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm." Edhe 9 burra mezi i mbanin çelësat e depove të tij. Përfytyro tani pasuritë brenda atyre depove!
Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i do ata që e teprojnë në gëzim! - Duke e këshilluar që të hiqte dorë nga padrejtësitë e kalimi i kufijve, populli i tha: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë!" Pra, mos u gëzo me këtë pasuri të madhe të kësaj dynjaje dhe të lëvdohesh me të, duke harruar ahiretin. Allahu i Lartësuar nuk i do atë që gëzohen dhe lëvdohen me pasuri, duke u dhënë tërësisht asaj dhe duke harruar ahiretin.