Wa lammaaa an jaaa'at Rusulunaa Lootan seee'a bihim wa daaqa bihim zar'anw wa qaaloo laa takhaf wa laa tahzan innaa munajjooka wa ahlaka illam ra ataka kaanat minal ghaabireen (al-ʿAnkabūt 29:33)
And when Our messengers [i.e., angels] came to Lot, he was distressed for them and felt for them great discomfort. They said, "Fear not, nor grieve. Indeed, we will save you and your family, except your wife; she is to be of those who remain behind. (Al-'Ankabut [29] : 33)
Sherif Ahmeti:
E pasi të dërguarit tonë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: “Mos ke frikë, as ms u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit” (Al-'Ankabut [29] : 33)
1 Feti Mehdiu
Dhe kur i erdhën Lutit të dërguarit tanë, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua. “Mos ke frikë as mos u bën merak, i thanë ata – ne ty dhe familjen tënde do ta shpëtojmë, përveç gruas tënde; ajo do të mbesë me ta
2 Hassan Efendi Nahi
Kur të dërguarit Tanë (engjëj) shkuan tek Luti, ai u shqetësua dhe u ngushtua (për ata, sepse nuk i mbronte dot). Ata i thanë: “Mos u frikëso dhe mos u brengos! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas tënde. Ajo do të mbesë me ata që janë për dënim.
3 Tafsir as-Saadi
Kur të dërguarit Tanë shkuan te Luti, ai u shqetësua dhe e ndjeu veten të pafuqishëm (për t'i mbrojtur ata). Por ata i thanë: “Mos ki frikë, as mos u trishto! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate, që do të mbetet me të dënuarit. ” - Ai mendoi se ishin udhëtarë dhe pati frikë për ta nga sherri i popullit të tij. Por ata i thanë: “Mos ki frikë, as mos u trishto! Ne do të të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate, që do të mbetet me të dënuarit.” Pastaj e njoftuan se ata ishin të dërguarit e Zotit dhe i thanë: