Wa 'Aadanw wa Samooda wa qat tabaiyana lakum mim masaakinihim wa zaiyana lahumush Shaitaanu a'maalahum fasaddahum 'anis sabeeli wa kaanoo mustabsireen (al-ʿAnkabūt 29:38)
And [We destroyed] Aad and Thamud, and it has become clear to you from their [ruined] dwellings. And Satan had made pleasing to them their deeds and averted them from the path, and they were endowed with perception. (Al-'Ankabut [29] : 38)
Sherif Ahmeti:
(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruarveprat e tyre dke i shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë (Al-'Ankabut [29] : 38)
1 Feti Mehdiu
Kurse Adit dhe Themudit – mbeturinat e shtëpive të tyre duken qartë – djalli ua zbukuronte veprat e tyre, - andaj edhe pse i shihnin, i largoi prej rrugës së drejtë
2 Hassan Efendi Nahi
E njëjta gjë u ndodhi edhe fiseve Ad dhe Themud, gjë që ju është bërë e qartë prej (gjurmëve të) banimeve të tyre. Atyre djalli ua kishte zbukuruar veprat e veta dhe i kishte shmangur nga rruga e drejtë, edhe pse qenë largpamës.
3 Tafsir as-Saadi
Ne i shkatërruam edhe Adët e Themudët, vendbanimet e të cilëve ju i dini. - Po kështu vepruam me Adin dhe Themudin, dhe ju e dini atë histori. Tashmë ju i keni parë dhe dëshmuar me sytë tuaj disa nga vendbanimet dhe rrënojat e vendit ku ata jetuan. Profetët u erdhën atyre me shenja të qarta e shumë të dobishme, që të hapnin sytë dhe të arsyetonin drejt, por ata i mohuan ato dhe polemizuan padrejtësisht kundër të vërtetës.
Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre dhe i shmangu nga e vërteta, edhe pse arritën ta shihnin (e kuptonin) qartë atë. - Shejtani ua zbukuroi veprat e tyre, prandaj dhe menduan se prirjet dhe kotësitë e tyre ishin më të mira se ajo që u sollën profetët.