Who have been patient and upon their Lord rely. (Al-'Ankabut [29] : 59)
Sherif Ahmeti:
Të cilët benë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën (Al-'Ankabut [29] : 59)
1 Feti Mehdiu
Ata që kanë duruar dhe kanë pasur mbështetje në Zotin e tyre
2 Hassan Efendi Nahi
e të cilët kanë duruar dhe janë mbështetur te Zoti i tyre.
3 Tafsir as-Saadi
...për ata të cilët bëjnë durim dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten. - Janë të durueshmit në përmbushjen e adhurimeve për Allahun e Madhëruar, që forcën për këtë e gjetën vetëm duke iu mbështetur Allahut të Madhëruar. Kur thuhet se ata bëjnë durim për të përmbushur dhe plotësuar adhurimin dhe bindjen ndaj Tij, kjo tregon se ata shpenzojnë çdo energji dhe mundësi të tyre në këtë çështje dhe bëjnë një luftë shumë të madhe me shejtanin e mallkuar, që gjithmonë synon të cënojë diçka prej adhurimeve dhe ta zbehë e dobësojë përkushtimin e robit ndaj Zotit. Ndërsa këtu Allahu thotë: “...dhe vetëm Zotit të tyre i mbështeten.” Kjo tregon se sa të përkushtuar janë ata në mbështetjen tek Allahu dhe në lënien e çështjeve tërësisht në dorën e Tij. Kjo tregon se ata kanë mendim të mirë për Zotin, mendim ky që buron nga njohja dhe dituria e thellë për Të. Ata janë thellësisht të përulur ndaj Tij dhe plot besim se Ai do t’i përmbushë të gjitha veprat që ata ia dedikojnë Atij dhe do t’i pranojë ato, me gjithë mangësitë e shumta. Mbështetja e plotë te Zoti është pjesë përbërëse dhe shoqëruese e durimit. Megjithatë, edhe pse durimi u përmend më parë, mbështetja (teuekul) u përmend në mënyrë të veçantë, sepse teuekul-i është ai që i jep jetë durimit dhe e ushqen atë. Me fjalë të tjera, pa ndihmën e Zotit dhe forcën që jep Ai, nuk mund të realizohet durimi për të përmbushur detyrimet, urdhëresat e për të lënë ndalesat. Mbështetja në Zotin është sekreti i forcës së adhuruesit, nëse jep sinqerisht gjithë sa ka mundësi të japë.