And when they board a ship, they supplicate Allah, sincere to Him in religion [i.e., faith and hope]. But when He delivers them to the land, at once they associate others with Him (Al-'Ankabut [29] : 65)
Sherif Ahmeti:
(Idhujtarët e dinë për All-llahun pse) Kur hipni ata në anije (u këputet lidhja me tokë, dhe frikësohen) i luten sinqerisht All-llahut, e kur i shpëton ata (dhe dalin) në tokë, qe, po ata të njejtit lusin idhuj (Al-'Ankabut [29] : 65)
1 Feti Mehdiu
Kur hipin në anije i luten All-llahut me sinqeritet, por kur i shpie (shpëton) në tokë, menjëherë, bëhen politeistë
2 Hassan Efendi Nahi
Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (në adhurim),
3 Tafsir as-Saadi
Kur ata hipin në anije, i luten sinqerisht Allahut. Por kur Ai i nxjerr ata në tokë (shëndoshë e mirë), ata përsëri i bëjnë shok Atij! - Allahu i Lartësuar u kujton idhujtarëve këtë gjendje, nëpër të cilën ata kalojnë dhe me të cilën shpesh përballen. Kur janë në vështirësi të madhe, kur janë mes dallgëve në oqeanin e frikshëm dhe frikësohen seriozisht nga vdekja, ata i harrojnë të gjithë idhujt, të cilëve u luten gjithmonë dhe fillojnë t’i luten vetëm Allahut, që t’i shpëtojë. Por kur Ai ua largon këtë rrezik dhe i shpëton, ata vijojnë përsëri t’i shoqërojnë idhujt, ata idhuj që nuk i shpëtuan nga vështirësia dhe as nuk u dhanë shpresë. Allahu i Madhëruar ua kujton këtyre të mjerëve që të mendojnë pak në këtë fakt dhe që të vendosin që të jenë të sinqertë me Allahun dhe ta lusin dhe adhurojnë Atë si një dhe të vetëm, qoftë në kohë vështirësie, qoftë edhe në kohë mirësie e qetësie. Kështu ata do të jenë besimtarë të mirë, që meritojnë shpërblimin e Tij dhe do të jenë të ruajtur e të shpëtuar nga dënimi i Tij.