In the nearest land. But they, after their defeat, will overcome (Ar-Rum [30] : 3)
Sherif Ahmeti:
në tokën më afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë (Ar-Rum [30] : 3)
1 Feti Mehdiu
Në tokën më të afërt, por ata, pas humbjes së tyre, do të ngadhnjejnë
2 Hassan Efendi Nahi
në afërsi të tokës (arabe), por pas thyerjes së tyre, me siguri do të fitojnë
3 Tafsir as-Saadi
Elif, Lam, Mim. Romakët u mundën, në tokën më të afërt (me arabët) … - Rreth gërmave të përmendura në fillim të sureve është folur dhe qartësuar më parë se cili është qëndrimi ynë. Persia dhe Roma, në atë kohë, ishin fuqitë më të mëdha në botë dhe mes tyre zhvilloheshin shpesh luftëra e përplasje, ashtu siç ndodh zakonisht mes fuqive të barabarta. Persianët ishin idhujtarë dhe adhuronin zjarrin, ndërsa romakët besonin Teuratin dhe Ungjillin, gjë që i bënte ata të ishin më afër besimtarëve sesa persët. Për këtë arsye, muslimanët shpresonin dhe e dëshironin fitoren e romakëve kundër persëve. Ndërsa idhujtarët kurejshë, duke qenë të ngjashëm në idhujtari me persët, dëshironin fitoren e persëve. Ndodhi që persët fituan kundër romakëve në një luftë të zhvilluar mes tyre në pjesën më të afërt të Tokës, që e kishin nën sundim persianët. Kjo solli gëzimin e idhujtarëve kurejshë të Mekës dhe trishtimin e muslimanëve, por në ajetin vijues Allahu i Lartësuar i njofton muslimanët se romakët do të fitojnë në një përballje tjetër të tyre me persët.