[And Luqman said], "O my son, indeed if it [i.e., a wrong] should be the weight of a mustard seed and should be within a rock or [anywhere] in the heavens or in the earth, Allah will bring it forth. Indeed, Allah is Subtle and Aware. (Luqman [31] : 16)
Sherif Ahmeti:
O djali im, s’ka dyshim se edhe ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehurnë rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar (Luqman [31] : 16)
1 Feti Mehdiu
“O biri im! Mirë e keq, qoftë ajo sa kokrra e unthit, qoftë në qiej, në shkrepa a në tokë, All-llahu do ta nxjerrë në dritë, se All-llahu është i butë dhe i informuar
2 Hassan Efendi Nahi
“O djali im, edhe veprën e rëndë sa kokrra e sinapit që ndodhet në shkëmb, në qiej apo në tokë, Allahu do ta nxjerrë në shesh. Me të vërtetë, Allahu njeh mirë çdo imtësi dhe i di të gjitha fshehtësitë.
3 Tafsir as-Saadi
O biri im (tha Lukmani)! (Ditën e Gjykimit) Allahu ka për ta sjellë (prej veprave të robit) edhe një thërrmijë të vogël sa një farë sinapi, edhe në qoftë ajo e fshehur nën një rrasë guri, ose (diku) në qiej ose në tokë. - Edhe një farë sinapi, - që konsiderohet nga më të voglat gjëra, - sikur të jetë fshehur në mes të ndonjë shkëmbi ose në lartësitë e qiejve dhe thellësitë më të errëta të Tokës, Allahu i Madhëruar ka për ta nxjerrë dhe ka për ta sjellë atë në shesh. Kjo ndodh sepse dituria e Allahut është e gjerë dhe gjithëpërfshirëse dhe pushteti i Tij është i plotë e absolut. Ai di çdo gjë të fshehtë në hollësi. Asgjë nuk i fshihet Allahut.
Vërtet, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur. - Ai është Latif, që do të thotë i ditur për çdo hollësi të fshehtësive. Ai sheh dhe di çdo fshehtësi, edhe sikur të jetë strukur në thellësitë e errësirat e Tokës dhe të oqeaneve. Qëllimi i të gjithë kësaj është për të na nxitur që të ndiejmë mbikëqyrjen e Zotit dhe t'i frikësohemi e kemi turp prej Tij me sa kemi mundësi. Ky është një kërcënim për t'u larguar nga çdo punë e shëmtuar dhe e ndaluar, e vogël apo e madhe qoftë, e pakët apo e shumtë.