Do you not see [i.e., know] that Allah causes the night to enter the day and causes the day to enter the night and has subjected the sun and the moon, each running [its course] for a specified term, and that Allah, of whatever you do, is Aware? (Luqman [31] : 29)
Sherif Ahmeti:
A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni (Luqman [31] : 29)
1 Feti Mehdiu
A nuk e sheh se All-llahu e bën natën ditë dhe ditën anatë; ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëviz në afat të caktuar. All-llahu është i informuar mirë se çka punoni
2 Hassan Efendi Nahi
A nuk shihni se Allahu e kthen natën në ditë dhe ditën në natë, se e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën e secili lëviz për një kohë të caktuar dhe se Allahu e di mirë çfarë punoni ju?!
3 Tafsir as-Saadi
A nuk e sheh ti se është Allahu Ai që e fut natën te dita dhe Ai që e fut ditën te nata...? - Edhe kjo tregon se Allahu i Lartësuar është i vetëm dhe nuk ka ortak në administrimin, përkujdesin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave. Pushteti i Tij është madhështor dhe gjithëpërfshirës. Me këtë pushtet, Allahu e fut natën në ditë dhe e fut ditën në natë. Kështu, kur vjen njëra, e largon tjetrën dhe e kundërta. Është Allahu që e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që të lëvizin sipas ligjit të vendosur prej Tij. Ky rregull nuk është cenuar qysh në kohën kur Ai i krijoi ato. Ai e rregulloi këtë çështje në mënyrë që të jetë në shërbim të krijesave, qoftë në lidhje me fenë dhe besimin e tyre, qoftë në lidhje me dynjanë e tyre. Nëpërmjet këtyre shenjave dhe krijesave madhështore, ata nxjerrin mësime e përfitojnë.
se është Ai që i ka nënshtruar Diellin e Hënën, që lëvizin deri në një afat të caktuar... - Por kur të vijë ai moment dhe afat i caktuar nga Zoti, ata nuk do të vazhdojnë më lëvizjen me rregullsinë e mëparshme. Forca e tyre do të shuhet e do të zhduket. Kjo do të ndodhë Ditën e Gjykimit. Atë ditë, Dielli dhe Hëna do të shuhen dhe mbështillen dhe e gjithë dynjaja do të marrë fund. Ajo është dita kur do të fillojë ahireti.
dhe se Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni? - Allahu është i Gjithëditur për të gjitha veprat tuaja, të mirat dhe të këqijat. Asgjë nuk mund t'i fshihet Atij. Ai do t'ju shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Të bindurit do t'i shpërblejë me sevape dhe mirësi të shumta, ndësa mohuesit dhe të pabindurit do t'i ndëshkojë me drejtësi.