[This is] the revelation of the Book about which there is no doubt from the Lord of the worlds. (As-Sajdah [32] : 2)
Sherif Ahmeti:
Shpallja e librit (e Kuranit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë (As-Sajdah [32] : 2)
1 Feti Mehdiu
Shpallja e Librit, nuk ka aspak dyshim në të, është nga Zoti i të gjitha botërave
2 Hassan Efendi Nahi
Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.
3 Tafsir as-Saadi
Elif, Lam, Mim. Kjo është shpallja e Librit (e Kur'anit), në të cilin nuk ka asnjë dyshim se është (shpallje) nga Zoti i botëve. - Allahu i Lartësuar na njofton se ky libër i madhërishëm është shpallje e zbritur prej Zotit të botëve, i Cili kujdeset për njerëzit me mirësitë e Tij. Nuk ka dyshim se ndër më të mëdhatë mirësi që Ai u ka dhënë njerëzve është edhe ky libër, sepse ai ka gjithçka që rregullon gjendjen e njerëzve, që përkryen moralin dhe virtytet e tyre. Një mirësi shumë e madhe është edhe fakti që ky libër të fal sigurinë e plotë për çdo çështje dhe e shëron robin nga çdo dyshim e pasiguri. Nuk ka dyshim se ai është shpallje e Zotit të botëve dhe çdo gjë në të është e vërtetë e sigurt dhe të shëron çdo pasiguri e paqartësi. Megjithatë, ata që duan veçse mohimin e profetëve dhe janë të mbushur me padrejtësi dhe që ndjekin padrejtësinë thonë duke gënjyer se Kur'ani është një shpikje, që Muhamedi e ka trilluar nga mendja e vet. Kjo është nga format më të poshtra për të mohuar fjalën e Zotit, Krijuesit të Plotfuqishëm e të Gjithëditur. Secila nga këto edhe e vetme do të ishte shumë e rëndë dhe e ndëshkueshme. Allahu i Lartësuar, duke hedhur poshtë fjalën e atyre që thanë se ishte Muhamedi ai që e shpiku Kur'anin nga mendja e vet, thotë: