Wa anzalal lazeena zaaha roohum min Ahlil Kitaabi min sa yaaseehim wa qazafa fee quloobihimm mur ru'ba freeqan taqtuloona wa taasiroona fareeqaaa (al-ʾAḥzāb 33:26)
And He brought down those who supported them among the People of the Scripture from their fortresses and cast terror into their hearts [so that] a party [i.e., their men] you killed, and you took captive a party [i.e., the women and children]. (Al-Ahzab [33] : 26)
Sherif Ahmeti:
E ata nga ithtarët e librit (jehuditë), të cilët u ndihmuan atyre (idhujtarëve), Ai (All-llahu) i nxori prej kështjellave të veta dhe në zemrat e tyre u shtini frikën, ashtu ë një grup e mbytni, kurse grupin tjetër e robëroni (Al-Ahzab [33] : 26)
1 Feti Mehdiu
Kurse ithtarët e Librit, që ua kthyen shpinë atyre, i ka zbritur nga fortesat e tyre dhe në zemra ua ka shtëënë tmerrin, andaj, një grup i luftuat, kurse të tjerët i keni marrë si robër
2 Hassan Efendi Nahi
Ai i nxori nga kështjellat e tyre ithtarët e Librit që ndihmuan ushtrinë e aleatëve[1] dhe mbolli frikë në zemrat e tyre, kështu që një pjesë të tyre i vratë dhe pjesën tjetër i zutë robër.
[1] Ata ishin hebrenjtë e fisit Beni Kurejdha.
3 Tafsir as-Saadi
Ai (Allahu) i nxori prej fortesave ata ithtarë të librit (jehudinj), që i ndihmuan ato (ushtritë armike), - Është fjala për jehudët, të cilët e tradhtuan Profetin, duke shkelur paktin me të. Ata u bënë me aleancën kundër Profetit. Allahu i Madhëruar i nxori ata nga kështjellat e tyre, për t'u gjykuar me ligjin Islam dhe me vendimin që do të merrte Profeti për ta.
dhe hodhi frikë në zemrat e tyre. - Për këtë arsye, ata nuk patën guximin të bënin qëndresë dhe të luftonin, por u dorëzuan si frikacakë dhe u poshtëruan.
Kështu, një grup prej tyre i vratë, ... - Kështu u veprua me të gjithë burrat që mund të luftonin.
kurse disa të tjerë i robëruat. - gratë dhe fëmijët e tyre u robëruan. Ky ishte dënimi për tradhtinë e atij populli.