Wa iz akhaznaa minan Nabiyyeena meesaaqahum wa minka wa min Noohinw wa Ibraaheema wa Moosaa wa Eesab-ni-Maryama wa akhaznaa minhum meesaaqan ghaleezaa (al-ʾAḥzāb 33:7)
And [mention, O Muhammad], when We took from the prophets their covenant and from you and from Noah and Abraham and Moses and Jesus, the son of Mary; and We took from them a solemn covenant (Al-Ahzab [33] : 7)
Sherif Ahmeti:
(përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait birit të Merjemes, pra morëm prej tyre besë të fotrë (Al-Ahzab [33] : 7)
1 Feti Mehdiu
ne nga profetët kemi marrë besën. Edhe prej teje, edhe prej Nuhit, Ibrahimi, Musaut dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre besë të fortë
2 Hassan Efendi Nahi
Ne lidhëm besën me ty (o Muhamed) siç bëmë me profetët e tjerë: me Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, të birin e Merjemes. Ne lidhëm me ata një besë solemne,
3 Tafsir as-Saadi
Dhe (kujto) Kur Ne morëm prej profetëve një premtim (solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besë solemne. - Allahu i Madhëruar na njofton për një besë të fortë që ka marrë prej profetëve në përgjithësi, dhe prej këtyre 5 më të përzgjedhurve, në veçanti. Ai mori premtimin për të përmbushur tërësisht detyrat e fesë së Tij dhe për t’u përpjekur fort për lartësimin e fjalës së Tij. Kjo është rruga nëpër të cilën ecën të gjithë profetët e shkuar derisa u mbyll vargu i tyre me dërgimin e Muhamedit (a.s), që është më i miri i tyre dhe zotëria i të gjithë të dërguarve. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i urdhëron njerëzit që t'i marrin si shembull këta profetë dhe të pasojnë rrugën dhe udhëzimin e tyre.