[It was] so that Allah may punish the hypocrite men and hypocrite women and the men and women who associate others with Him and that Allah may accept repentance from the believing men and believing women. And ever is Allah Forgiving and Merciful. (Al-Ahzab [33] : 73)
Sherif Ahmeti:
(Njeriu e mori për sipër) Ashtu që All-llahu të ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, e tu falë besimtarëve dhe besimtareve. All-llahu është Ai që falë shumë dhe është mëshirues (Al-Ahzab [33] : 73)
1 Feti Mehdiu
Në mënyrë që All-llahu t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, politeistët dhe politeistet, kurse besimtarët dhe besimtaret t’i falë. All-llahu fal dhe është i gjithmëshirshëm
2 Hassan Efendi Nahi
Si pasojë, Allahu do t’i dënojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, ndërsa do t’ua pranojë pendimin besimtarëve dhe besimtareve. Vërtet Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu do t'i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, dhe do t'i falë besimtarët dhe besimtaret. Allahu Falës i Madh e Mëshirëplotë. - Të gjitha lavdërimet i qofshin Allahut të Lartësuar, që e mbylli këtë ajet me këto dy emra të bukur, të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës të Tij. Ata tregojnë se sa e plotë dhe e madhe është falja e Allahut dhe sa e gjerë është mëshira e Tij. Bamirësia e përkujdesi i Tij është gjithëpërfshirës, edhe pse shumë krijesa janë nga ata që nuk e meritojnë faljen dhe mëshirën e Tij, për shkak ose të hipokrizisë ose për shkak të mohimit dhe idhujtarisë.
Këtu përfundon tefsiri i sures Ahzab, me mirësinë e Allahut dhe me ndihmën e Tij!