Ya'maloona lahoo ma yashaaa'u mim mahaareeba wa tamaaseela wa jifaanin kaljawaabi wa qudoorir raasiyaat; i'maloo aala Daawooda shukraa; wa qaleelum min 'ibaadiyash shakoor (Sabaʾ 34:13)
They made for him what he willed of elevated chambers, statues, bowls like reservoirs, and stationary kettles. [We said], "Work, O family of David, in gratitude." And few of My servants are grateful. (Saba [34] : 13)
Sherif Ahmeti:
I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjëta) sikurse rezervuare, enë (kazana) të palëvizshme. veproni duke falnderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës (Saba [34] : 13)
1 Feti Mehdiu
I bëjmë atij çka të dëshirojë: Faltore e përmendore; edhe enë të mëdha e kazanë të palëvizshëm. “O familja e Davudit, punoni dhe jini mirënjohës!” Mirëpo pak ka mirënjohës ndër robërit e mi
2 Hassan Efendi Nahi
Ata punonin për atë çfarë të dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si puse dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm. “O familje e Davudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.
3 Tafsir as-Saadi
Ata (xhindet) bënin për të gjithçka që ai dëshironte: Tempuj, skulptura, legena të gjera si rezervuare dhe kazanë (gatimi) të mëdhenj e të palëvizshëm. - Ata punonin gjithçka që urdhëronte dhe dëshironte Sulejmani pa e bërë dysh fjalën e tij. Ata ngrinin ndërtesa gjigande, shumë të bukura e të forta. Ata bënin skulptura me pamje kafshësh dhe sendesh të pashembullta, në aspektin e hijeshisë dhe perfeksionit artistik. Gjithashtu, bënin enë të mëdha, që ngjanin si rezervuare, sepse duheshin për të gatuar ushqim. Ata kishin kazanë të mëdhenj, që nuk mund të lëviznin nga vendi. Pasi përmendi mirësitë e Tij mbi ta, Allahu i Madhëruar i urdhëroi që të ishin mirënjohës për to:
Tregohuni mirënjohës o familje e Daudit! - Këtu bëjnë pjesë Daudi, fëmijët dhe familja e tij, sepse këto ishin mirësi për të gjithë. Shumë nga këto mirësi i gëzonin të gjithë të tjerët. Bëni vepra të mira, si falënderim dhe mirënjohje për atë që Zoti ju ka dhënë.
Por, pak nga robërit e Mi janë mirënjohës. - Shumica nuk i janë mirënjohës Allahut për mirësitë që u ka dhuruar dhe për të këqijat nga të cilat i ka ruajtur dhe shpëtuar. Mirënjohja është ndjenja e zemrës për mirësitë që Allahu të ka dhuruar duke treguar varfërinë dhe nevojën e madhe që ke për Allahun, si dhe shfrytëzimi i këtyre mirësive në bindje ndaj Allahut. Mirënjohje është, gjithashtu, që të mos i shfrytëzosh mirësitë e Zotit në vepra të këqija dhe në mosbindje ndaj Tij.