Indeed you, [O Muhammad], are from among the messengers, (Ya-Sin [36] : 3)
Sherif Ahmeti:
S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve (Ya-Sin [36] : 3)
1 Feti Mehdiu
Ti je, me të vërtetë, Profet
2 Hassan Efendi Nahi
Në të vërtetë, ti (Muhamed) je një nga të dërguarit
3 Tafsir as-Saadi
se ti (o Muhammed) je prej të dërguarve. - Ai betohet në këtë Libër plot urtësi për të treguar se Muhamedi (a.s) është prej të dërguarve të Tij. Ti, o Muhamed, je Profet i Allahut, si shumë profetë që janë dërguar para teje. Ti nuk je i pari i dërguar ndër njerëz. Edhe mesazhet që përcjell nga Zoti janë si të gjitha mesazhet e sjella nga profetët e parë, sepse përçojnë të njëjtat parime të besimit të pastër dhe të drejtë. Çdokush që mediton në përshkrimet dhe cilësitë e Profetit do të arrijë të dallojë veçoritë dhe dallimin e tij nga të tjerët. Kush mediton në cilësitë e përshkrimet e tua, o Profet, do të bindet se ti je ndër më të mirët e të dërguarve nga Zoti, sepse ty të janë dhënë cilësitë dhe virtytet më të larta dhe të plota. Vërej me kujdes lidhjen e ngushtë mes Kur'anit, në të cilin Zoti betohet, dhe arsyen për çfarë Ai betohet, pra, profetësinë e Muhamedit. Ajeti duket sikur thotë: Sikur të mos kishte asnjë argument tjetër që të vërtetonte profetësinë e Muhamedit, përveç Kur'anit, kaq do të ishte mëse e mjaftueshme si argument dhe dëshmi. Madje, Kur'ani madhështor është absolutisht argumenti më i fortë dhe i vazhdueshëm që tregon vërtetësinë e Muhamedit si profet i dërguar nga Zoti i gjithësisë. Çdo argument i sjellë në këtë Kur'an është argument edhe për vërtetësinë e Muhamedit si profet i vërtetë i Zotit të botëve. Pastaj ajeti na njofton për cilësinë e mrekullueshme të Profetit (a.s), që tregon më së miri se ai ishte vërtet profet i dërguar nga Allahu. Ai thotë: