[This is] a revelation of the Exalted in Might, the Merciful, (Ya-Sin [36] : 5)
Sherif Ahmeti:
(Kur’ani është) Zbritje e plotfuqishmit, e Mëshiruesit (Ya-Sin [36] : 5)
1 Feti Mehdiu
Me shpalljen e të Gjithfuqishmit dhe të Gjithmëshirshmit
2 Hassan Efendi Nahi
me Shpalljen e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit,
3 Tafsir as-Saadi
(Kur’ani është) Shpallje e të Plotfuqishmit, Mëshirëplotit - Kjo është rruga që Allahu i Lartësuar e shpalli në Librin e Tij. Ajo është e vetmja rrugë për robërit, që të arrijnë tek Ai. Kjo rrugë është e ruajtur nga ndryshimi dhe devijimi, sepse është Ngadhënjimtari, Krenari, i Plotfuqishmi Ai që e zbriti udhëzuesin për këtë rrugë. Ajo rrugë është mëshirë e dhuruar për adhuruesit, sepse u mundëson që të arrijnë në vendin e mëshirës së Zotit. Për këtë arsye, ajeti mbyllet me këta dy emra, që sjellin siguri për vërtetësinë e rrugës dhe shpresë për shpërblimin dhe mëshirën e Zotit. Ai tha se Kur'ani është Shpallje e të Plotfuqishmit e Mëshirëplotit.