Except one who snatches [some words] by theft, but they are pursued by a burning flame, piercing [in brightness]. (As-Saffat [37] : 10)
Sherif Ahmeti:
Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg (As-Saffat [37] : 10)
1 Feti Mehdiu
Përveç aij i cili rrëmben diçka dhe e përcjellë një yll i shkëlqyer
2 Hassan Efendi Nahi
(Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues.
3 Tafsir as-Saadi
Ka prej atyre (shejtanëve) që rrëmbejnë diçka (nga lajmet e qiellit), por edhe ata i ndjek shkëndija (e zjarrtë) që djeg. - Sikur Allahu të mos kishte përmendur këto raste përjashtuese, do të thoshim se ata nuk mund të dëgjojnë asgjë nga lajmet e qiellit. Por Allahu thotë: "Ka prej atyre (shejtanëve) që rrëmbejnë diçka (nga lajmet e qiellit), ..." Pra, ndonjë nga këta shejtanë të rebeluar rrëmben ndonjë fjalë fshehurazi, por ai ndiqet pas nga: "... shkëndija (e zjarrtë) që djeg.". Ndonjëherë ajo shkëndijë e arrin përpara se shejtani ta çojë informacionin tek mbështetësit dhe aleatët e tij, dhe kështu asgjë nga lajmet dhe fjalët që thuhen në qiell nuk arrin në tokë. Por ndonjëherë ai arrin që ta përçojë atë përpara se të goditet nga shkëndija e zjarrtë, dhe atëherë aleatët e tij e përziejnë këtë të vërtetë me njëqind gënjeshtra, të cilat përpiqen t'i pasqyrojnë dhe ofrojnë si të vërteta, pikërisht për shkak të një të vërtete të vetme që e dëgjuan nga qielli. Pasi përmendi këto krijesa madhështore, Ai tha: