[They are but] soldiers [who will be] defeated there among the companies [of disbelievers]. (Sad [38] : 11)
Sherif Ahmeti:
(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer (Sad [38] : 11)
1 Feti Mehdiu
Një ushtri komplotiste e cila atje do të jetë e munduar
2 Hassan Efendi Nahi
Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen.
3 Tafsir as-Saadi
Apo mos e kanë ata vallë pushtetin e qiejve e të tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre? - Mos, vallë, kanë ndonjë pushtet në qiej dhe në tokë, dhe kjo u mundëson që të arrijnë gjithçka që dëshirojnë?!
Le të përpiqen atëherë me çdo rrugë e mjet (e të sundojnë)! - Le të ngrihen në qiej dhe le ta presin e shkëpusin mëshirën që Allahu i dhuroi Profetit të Tij. Atëherë, si është e mundur që të flasin e të trillojnë fjalë të tilla, kur ata janë krijesat më të dobëta? E vërteta është se ata thonë të tilla fjalë që të grumbullojnë pas vetes sa më shumë pasues, që të mbështesin kotësinë e tyre dhe të luftojnë të vërtetën. Ky është realiteti. Por edhe ky qëllim nuk ka për t'u përmbushur dhe përpjekjet e tyre do të dështojnë. Ushtria e tyre do të poshtërohet dhe mposhtet, siç thuhet më pas:
Edhe ata janë një ushtri e mposhtur, si të gjitha ushtritë e tjera (që luftuan kundër së vërtetës).