Indeed, those who disbelieve in Our verses – We will drive them into a fire. Every time their skins are roasted through, We will replace them with other skins so they may taste the punishment. Indeed, Allah is ever Exalted in Might and Wise. (An-Nisa [4] : 56)
Sherif Ahmeti:
Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë (An-Nisa [4] : 56)
1 Feti Mehdiu
Ata që kanë mohuar argumentet tona, Ne me siguri do t’i hudhim në zjarr, sa herë që t’u piqet lëkura, do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër, ashtu që të përjetojnë vuajtjen e vërtetë. All-llahu është, njëmend, i fuqishëm dhe i urtë
2 Hassan Efendi Nahi
Ata që s’besojnë në shenjat Tona, Ne padyshim, do t’i djegim në zjarr. Sapo t’u digjet lëkura, Ne do t’ua ndërrojmë atë me lëkurë tjetër, për të përjetuar dënimin. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.
3 Tafsir as-Saadi
Nuk ka dyshim se ata që kanë mohuar Argumentet Tona, do t’i flakim në Zjarr. Sa herë që do t’u digjet një lëkurë, Ne do t’ua zëvendësojmë me lëkurë tjetër, që ta shijojnë mirë dënimin. - Allahu i Plotfuqishëm dhe i Drejtë i kërcënon me një zjarr të madh dhe të ndezur fort ata që shpërfillin dhe i refuzojnë Shpalljet e Tij. Në atë zjarr, sa herë që lëkura e tyre të digjet, Allahu i Plotpushtetshëm do t’ua zëvendësojë me lëkurë tjetër, me qëllim që ta ndiejnë dhimbjen pa ndërprerje. Ashtu sikurse ata refuzojnë vazhdimisht, me inat dhe kokëfortësi, ftesën e Allahut për besim dhe për bindje ndaj Profetit të Tij në këtë dynja, ashtu Allahu i bën të shijojnë pandërprerë dënimin e hidhur. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, se Zoti nuk i bën padrejtësi askujt. Më pas, i Lartësuari thotë:
Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. - Ai është i Plotfuqishmi, të Cilit duhet t’i frikësohesh dhe të respektosh urdhrat dhe ndalesat e Tij. Ai është i Urti në çdo gjë që ka krijuar e urdhëruar, në çdo shpërblim dhe ndëshkim që jep për krijesat e Tij. Askush nuk mund të kundërshtojë apo të vërë në dyshim urtësinë e Tij.