They will say, "Did there not come to you your messengers with clear proofs?" They will say, "Yes." They will reply, "Then supplicate [yourselves], but the supplication of the disbelievers is not except in error [i.e., futility]." (Ghafir [40] : 50)
Sherif Ahmeti:
Ata u thonë: “A nuk u patën arritur juve të dërguar tuaj me argumente të qarta? Ata përgjigjen: “Po (na kanë ardhur)!” E pra, (u thotë roja) lutnu ju vetë, po lutja e jobesimtarëve është asgjë!” (Ghafir [40] : 50)
1 Feti Mehdiu
Ata do t’u thonë: “A nuk ju kanë sjellë juve profetët tuaj argumente të qarta?” “Po”, do të përgjigjen. “utni, pra ju!” do të thonë. Por lutja e mosbesimtarëve është e kotë
2 Hassan Efendi Nahi
Ata do të përgjigjen: “Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta?” Ata do të thonë: “Po, është vërtetë”. Do t’u thuhet: “Atëherë thërrisni për ndihmë!” Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.
3 Tafsir as-Saadi
Ata do t’u thonë: “A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me argumente të qarta?” - A nuk erdhën te ju profetët e Zotit me argumente të qarta, nëpërmjet të cilëve mund të dallohej qartë e vërteta nga e kota, fjalët e veprat që të afrojnë pranë Zotit nga ato që të largojnë prej Tij?
Ata përgjigjen: “Po!” - Kuptimi: Pa dyshim që ata sollën argumente shumë të qarta dhe ne nuk kemi asnjë justifikim para Allahut. Argumentet e Allahut nuk mund të kundërshtoheshin, por ne u treguam të padrejtë, duke i refuzuar ato.
“Atëherë, (do t'u thonë:) lutuni vetë tani!” - Rojet e Xhehenemit, duke u distancuar nga banorët e Zjarrit dhe duke u shprehur atyre refuzimin për t’u bërë ndërmjetësues për zullumqarët, u thonë: “Lutuni vetë për ndihmë e shpëtim!” Por a do t’ju sjellë kjo ndonjë dobi? Thotë Allahu i Madhëruar, i Drejtë e i Urtë:
Por lutja e jobesimtarëve është e kotë. - Pra, lutja e tyre është e kotë, e pavlefshme dhe e padobishme. Ajo është sikur të mos ekzistonte fare, sepse mohimi i Zotit i asgjëson dhe fshin të gjitha veprat e robit dhe është pengesë e pakapërcyeshme për pranimin e lutjeve.