Indeed, those who dispute concerning the signs of Allah without [any] evidence having come to them – there is not within their breasts except pride, [the extent of] which they cannot reach. So seek refuge in Allah. Indeed, it is He who is the Hearing, the Seeing. (Ghafir [40] : 56)
Sherif Ahmeti:
Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe isheh (Ghafir [40] : 56)
1 Feti Mehdiu
Ata të cilët polemizojnë lidhur me argumentet e All-llahut e nuk kanë asnjëfarë kompetence, në zemrat e tyre s’ka tjetër veçse arrogancë që nuk do t’i sjellë te qëllimi, prandaj lute All-llahun për mbrojtje; Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë
2 Hassan Efendi Nahi
Ata që polemizojnë për shpalljet e Allahut, pa pasur kurrfarë prove, kanë në zemrat e tyre vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do t’i shpjerë në qëllimin e tyre. Prandaj kërko mbrojtje prej Allahut! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
3 Tafsir as-Saadi
Ata që kundërshtojnë Shpalljen e Allahut pa pasur argument, kanë në zemrat e tyre veçse mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë kurrë qëllimit. - Allahu i Lartësuar na tregon se çdokush që kundërshton të vërtetën në mënyrë të padrejtë, thjesht për ta refuzuar atë, pa fakte dhe pa qenë i qartë në atë që mbron, pa dyshim që e bën nga arroganca, që ka zënë vend brenda shpirtit. Të tillët janë kryeneçë, nuk e pranojnë të vërtetën dhe i urrejnë ata që e sjellin atë. Ata synojnë veç të ngrejnë lart veten dhe qëndrimet e tyre. Por ky qëllim nuk ka për t’u realizuar kurrë nga ata. Ky ajet është një deklaratë e qartë se çdokush që polemizon në mbrojtje të së kotës do të jetë i mposhtur dhe i mundur. Çdokush që tregohet kryeneç e mendjemadh ndaj së vërtetës, në fund do të poshtërohet.
Kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai dëgjon dhe shikon gjithçka. - Këtu nuk përcaktohet se nga çfarë e keqe të kërkojmë mbrojtje tek Allahu. Kjo do të thotë që duhet të kërkojmë mbrojtje tek Ai për çdo lloj të keqeje. Mbrojtja të kërkohet nga ligësia që vjen nga kryeneçët, të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj të vërtetës, si edhe nga vetë mendjemadhësia. Kërko mbrojtje tek Allahu i Madhëruar që të jesh i ruajtur edhe nga ligësia e shejtanëve njerëz dhe xhindë. Pra, kërko mbrojtje tek Allahu për të gjitha llojet e ligësive. Allahu është El Semiu - Gjithëdëgjuesi, që dëgjon të gjithë zërat, me gjithë larmishmërinë e tyre. Ai është El Basir - Gjithëshikues, që shikon në imtësi gjithçka në çdo vend, kohë e gjendje qofshin krijesat e Tij.