As for Aad, they were arrogant upon the earth without right and said, "Who is greater than us in strength?" Did they not consider that Allah who created them was greater than them in strength? But they were rejecting Our signs. (Fussilat [41] : 15)
Sherif Ahmeti:
Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona (Fussilat [41] : 15)
1 Feti Mehdiu
Ad u rrit mendësh në tokë pa të drejtë dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” A nuk e kanë parë se All-llahu, i cili i ka krijuar, është më i fortë se ata? Ata edhe argumentet tona i mohuan
2 Hassan Efendi Nahi
Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona.
3 Tafsir as-Saadi
Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” - Këtu flitet për historinë e popujve Ad dhe Themud. Populli i Adit, përveç se ishin mohues të Zotit, të shenjave të Tij dhe të profetëve të Tij, ata ishin njerëz të prishur e shkatërrimtarë. Ata dhunonin padrejtësisht të tjerët, ishin shumë arrogantë dhe të vetëkënaqur me fuqinë e tyre, aq sa thoshin: “E kush është më i fortë se ne?”.
A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i rrefuzonin shenjat Tona. - Por Allahu i Lartësuar kthen përgjigjen për ta, duke përmendur diçka që e dinë të gjithë. I Madhëruari thotë: A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Nëse Ai nuk do t’i kishte krijuar, ata nuk do të ekzistonin. Për këtë arsye, nëse ata do të kujtonin këtë fakt, nuk do të silleshin me kryelartësi dhe arrogancë.