As accommodation from a [Lord who is] Forgiving and Merciful." (Fussilat [41] : 32)
Sherif Ahmeti:
Pritje nga Falësi, Mëshiruesi!” (Fussilat [41] : 32)
1 Feti Mehdiu
Si qerasje nga ai i cili fal dhe është mëshirëplotë”
2 Hassan Efendi Nahi
dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë.”
3 Tafsir as-Saadi
“Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” - I gjithë ky shpërblim kaq i madh, e gjithë kjo mirësi e përjetshme është begati dhe bujari e Allahut të Madhërishëm, i Cili përmend dy emra të mrekullueshëm të Tij. Ai është Falësi i Madh, i Cili fal gjynahet dhe mangësitë e robërve të Tij. Allahu është gjithashtu Mëshirëploti, i Cili jep forcën dhe suksesin për të vepruar çdo të mirë, dhe pastaj i pranon ato, pavarësisht nga mangësitë e tyre. Me faljen e Tij, Allahu largon të keqen prej njerëzve, ndërsa me mëshirën e Tij, Ai u mundëson të arrijnë të mirat dhe gjërat që dëshirojnë.