There is no deity except Him; He gives life and causes death. [He is] your Lord and the Lord of your first forefathers. (Ad-Dukhan [44] : 8)
Sherif Ahmeti:
Nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që jep jetë dhe vdekje, Zoti juaj dhe Zoti i prindërve tuaj të lashtë (Ad-Dukhan [44] : 8)
1 Feti Mehdiu
Nuk ka tjetër Zot përveç Atij, ngjall dhe vdes. Zot i juaj dhe Zot i të parëve tuaj të hershëm
2 Hassan Efendi Nahi
S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Atij. Ai e jep jetën dhe e shkakton vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë!
3 Tafsir as-Saadi
Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai jep jetën dhe sjell vdekjen. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të lashtë. - Kuptimi: Nuk ka të adhuruar me të drejtë dhe meritë veç Tij. Ai dhe vetëm Ai jep jetë dhe e merr atë. Jeta dhe vdekja janë vetëm në dorën e Tij. Është Ai që do t’ju ringjallë pas vdekjes tuaj, për t’ju marrë në llogari dhe për t’ju shpërblyer për veprat tuaja. Nëse keni punuar mirë, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni punuar keq, Ai do t’ju japë atë që meritoni, me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Allahu është Zoti i të parëve dhe të fundit. Ai është përkujdesur për të parët dhe të fundit, duke u falur mirësi dhe duke i shpëtuar nga ligësitë. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar ripohon faktin se Ai është i vetmi Zot Krijues, Sundues, Mëshirues dhe Kujdestar i krijesave të Tij, prandaj duhet të jetë i vetmi i Adhuruar, të Cilit krijesat duhet t’i binden e nënshtrohen, në shenjë dashurie të thellë dhe madhërimi për Të. Këto janë fakte që duhet të sjellin siguri të plotë dhe të largojnë çdo dyshim. Këto ajete duhet të shuajnë çdo mëdyshje e pasiguri rreth të vërtetës së Zotit dhe njëshmërisë së Tij në çdo aspekt. Por me gjithë këto sqarime, mohuesit e Zotit përsëri janë në dyshime dhe të shkujdesur, siç thotë i Gjithëdituri: