And it is He who withheld their hands from you and your hands from them within [the area of] Makkah after He caused you to overcome them. And ever is Allah, of what you do, Seeing. (Al-Fath [48] : 24)
Sherif Ahmeti:
Dhe Ai është që pengoi duart e tyre prej jush dhe duart e tuaja prej tyre brenda në Mekë, pasi që u dha fitoren kundër tyre, e All-llahu mbikëqyr atë që ju punoni (Al-Fath [48] : 24)
1 Feti Mehdiu
Ai është i cili ka penguar duart e tyre prej jush dhe të tuajat prej tyre në mes Mekkes, pasi që u bëri fitimtar kundër tyre, se All-llahu sheh mirë çka punoni ju
2 Hassan Efendi Nahi
Është Ai që i ka penguar duart e tyre ndaj jush dhe duart tuaja ndaj tyre brenda në Mekë, pasi ju dha fitoren mbi ata. Allahu i sheh të gjitha çfarë bëni ju.
3 Tafsir as-Saadi
Allahu i Madhëruar u kujton edhe një herë besimtarëve mirësinë e Tij të madhe kur i ruajti nga e keqja e qafirëve:
Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre. - Ishte Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët nga sherri i qafirëve të Mekës. Por ishte, gjithashtu, Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët të mos bënin luftë në Mekë me qafirët, edhe pse e kishin mundësinë t’i luftonin e asgjësonin. Rasti i dytë flet konkretisht për një grup qafirësh prej tetëdhjetë burrash nga Meka, që planifikuan të godisnin muslimanët në pabesi e befasi. Muslimanët arritën që t’i kapnin këta qafirë dhe nuk i vranë, por i lëshuan. Ishte mëshira e Allahut që nuk i lejoi muslimanët ta asgjësonin atë grup.
Allahu shikon gjithçka që veproni. - Allahu sheh dhe do ta shpërblejë çdo njeri sipas punës që ka bërë. Për besimtarët, Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë, duke i udhëzuar në veprat më të mira dhe më të dashura për Të. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon arsyet për luftën kundër idhujtarëve: