Besimtarë janë vetëm ata që i besojnë Allahut, të Dërguarit e Tij, e pastaj nuk luhaten, por luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre në Rrugën e Allahut. - Besimtarë të vërtetë janë ata që plotësojnë dy kushte:
1. Kanë besimin e plotë dhe të sinqertë tek Allahu, që sjell punë të mira dhe largon nga të këqijat.
2. Luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Allahut, pasi çdokush që lufton jobesimtarët dëshmon për iman të plotë, që ka zënë vend në zemrën e tij. Ai që lufton për përhapjen e Islamit dhe fton të tjerët për të zbatuar ligjin e Zotit në jetën e tyre, pa dyshim që, së pari, i ka plotësuar këto kërkesa për veten e vet. Ndërsa ai që nuk ka fuqi të luftojë për përhapjen e fesë së Zotit dëshmon për dobësinë e imanit të tij.
Duke treguar një kusht të domosdoshëm për një besim të saktë, Allahu i Madhëruar thotë: ... e mandej nuk luhaten”. Zemrën dhe veprat e robit i rregullon vetëm besimi i sigurt dhe i patundur në çdo gjë që Zoti ka urdhëruar të besohet, pa pasur as më të voglin dyshim.
Këta janë besimtarët e vërtetë. - Të vërtetët janë ata të cilët besimin e tyre e pasqyrojnë me vepra të mira, ashtu si e kërkon besimi i pastër dhe i vërtetë. Vërtetësia e besimit është një pretendim shumë serioz. Në fakt, çdokush që ka një pretendim duhet që ta mbrojë atë me fakte, nëse është i vërtetë. Edhe kur bëhet fjalë për besimin, i cili është porta e lumturisë në dynja dhe në ahiret, jo çdokush që e pretendon, e ka arritur vërtet. Vetëm ai që kryen detyrimet që kërkon besimi, me vepra e fjalë, vetëm ai ka pretendim të pranueshëm ose vetëm ai është besimtar i vërtetë. Nëse dikush nuk i plotëson këto kushte, atëherë pretendimi i tij se ka besim nuk qëndron. Pretendimi i tij nuk ka asnjë vlerë për krijesat, sepse besimin në zemër e vlerëson veçse Allahu i Madhëruar. Në fakt, pretendimi se ke apo jo besim në zemër është një lloj mungese edukate me Allahun e Lartësuar. A thua se po i mëson Allahut se çfarë ke në zemër! Ky është një mendim i gabuar për Allahun.[1] Kështu, i Madhëruari thotë:
[1] Dijetarët selefë dhe të tjerë kanë
shprehur mendime të ndryshme për
rastin kur njeriu deklaron besimin e tij.
Disa kanë qenë të mendimit se nuk
lejohet të thuash për veten: “Unë jam
besimtar”, pa e shoqëruar me: “...në
dashtë Allahu” nga pas. Disa deklarojnë
se ky ka qenë mendimi i shumicës së
dijetarëve filozofë (mutekel-limin) të
medhhebit Shafiij. Disa të tjerë mendojnë
se është e lejueshme të thuash: “Unë jam
besimtar” edhe pa thënë nga pas: “...në
dashtë Allahu”. Ky është mendimi më i
përzgjedhur, që mbështetet edhe nga
dijetarët analistë kritikë “muhakkikin”.
Ndërsa El Euzaijju dhe të tjerë kanë qenë
të mendimit se që të dyja mënyrat janë
të lejuara, në varësi të këndvështrimit
apo të qëllimit. Pra, lejohet të thuash
thjesht: “Unë jam besimtar”, nëse ke për
qëllim gjendjen aktuale, përderisa
konsiderohesh nga Sheriati si “besimtar”.
Por, gjithashtu, mund të thuash: “Unë
jam besimtar, në dashtë Allahu!”, nëse ke
për qëllim lutjen për begati dhe sukses
nga Allahu, ose nëse shpreh shpresën për
përfundimin tënd, pasi ne nuk e dimë a
do të jemi të qëndrueshëm në besimin
tonë deri në vdekje apo jo. Edhe ky
mendim është i pranueshëm, nëse duam
që t'u largohemi sa më shumë
përplasjeve të mendimeve. Për sa i
përket deklarimit se dikush është
jobesimtar, ka gjithashtu mendime të
ndryshme të dijetarëve. Kështu, disa janë
të mendimit se mund të thuhet: “Ai është
qafir” edhe pa thënë: “...në dashtë
Allahu”. Disa të tjerë thonë se me këtë
rast veprohet njëlloj si për deklarimin e
besimit. Pra, në varësi të qëllimit, mund
të themi: “...në dashtë Allahu", ose jo. Kjo
do të thotë që, nëse kemi qëllim të
tregojmë se si do të jetë përfundimi i tij,
duhet të themi: “...në dashtë Allahu", pasi
ne nuk e dimë se si do të jetë përfundimi
i tij. Ky mendim është parapëlqyer nga
disa prej dijetarëve muhakkikin.
Sidoqoftë, Allahu është më i ditur për
gjithçka. [Shih “Komentari i Sahihut të
Muslimit” nga imam Neveviu, vëllimi 1].