O you who have believed, do not raise your voices above the voice of the Prophet or be loud to him in speech like the loudness of some of you to others, lest your deeds become worthless while you perceive not. (Al-Hujurat [49] : 2)
Sherif Ahmeti:
O ju që keni besuar, mos ngritni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju (Al-Hujurat [49] : 2)
1 Feti Mehdiu
O besimtarë, mos ngritni zërin tuaj më lart se zëri i Profetit dhe me të mos bisedoni me zë të lartë, siç bisedoni, me zë, njëri me tjetrin, që të mos zhduken veprat tuaja e ju të mos e hetoni fare
2 Hassan Efendi Nahi
O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos i flisni atij me zë të lartë, siç bëni me njëri-tjetrin, në mënyrë që të mos ju humbin veprat tuaja pa e ndier ju fare.
3 Tafsir as-Saadi
O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier! - Ky është një urdhër për edukatën që duhet të kenë besimtarët me Profetin e Allahut, në mënyrën e komunikimit me të.[1] Kush bisedonte me Profetin (a.s.) nuk duhej ta ngrinte zërin më lart se Profeti (a.s.), por t’i drejtohej atij me zë të ulët, me edukatë, butësi e nderim të thellë, ashtu sikur u flitet njerëzve të mëdhenj, të nderuar e të respektuar. Me Profetin nuk duhej të silleshin njëlloj si me njëri-tjetrin, por me edukatë të veçantë, ashtu sikurse e meriton një profet nga ymeti i tij. Ymeti e ka detyrë që ta besojë plotësisht profetin e vet. Ai e ka detyrë, gjithashtu, që ta dojë Zotin dhe profetin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër. Ashtu sikurse e ka detyrë besimin dhe dashurinë për Profetin, ashtu e ka detyrë edhe edukatën e lartë me të. Mosplotësimi i këtij detyrimi sjell asgjësimin e punëve të robit, pa e ndier dhe kuptuar. Nga ana tjetër, edukata me të sjell shpërblime të mëdha dhe pranim të veprave nga Allahu i Madhëruar.
[1] Këto fjalë u drejtoheshin në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkëkohësve të Profetit. Ndërsa për ne sot, ajeti është urdhër për edukatë të lartë në mënyrën e trajtimit të traditës dhe figurës së Profetit (a.s.).