Do you not know that to Allah belongs the dominion of the heavens and the earth? He punishes whom He wills and forgives whom He wills, and Allah is over all things competent. (Al-Ma'idah [5] : 40)
Sherif Ahmeti:
A nuk di se All-llahu është Ai që sundimi i qiejve dhe i tokës është vetëm iTij, andaj Ai dënon atë që do dhe e falë atë që do. All-llahu është i plotfuqishëm pr çdo gjë (Al-Ma'idah [5] : 40)
1 Feti Mehdiu
A nuk e di se vetëm All-llahut i takon pushteti në qiej dhe në tokë. Ai dënon atë që do dhe ia fal kujt të do. All-llahu ka mundësi për çdo send
2 Hassan Efendi Nahi
A nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës?! Ai dënon kë të dojë dhe fal kë të dojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
3 Tafsir as-Saadi
nuk e di ti se vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës? Ai ndëshkon atë që do dhe e fal atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. - Allahu është Mbreti dhe Sunduesi i qiejve dhe i tokës. Ai vepron dhe përcakton në mbretërinë e Tij çfarë dëshiron, si prej ligjeve të ekzistencës dhe krijimit, ashtu edhe prej ligjeve të Sheriatit dhe fesë. Krijimi është krijimi i Tij dhe ligjet janë ligjet e Tij. Po kështu, edhe falja dhe ndëshkimi janë pushtet i Tij dhe vetëm në Dorë të Tij. Ai i vendos ndëshkimin dhe shpërblimin, krijimin dhe ligjet, sipas urtësisë, mëshirës dhe faljes së Tij të gjerë dhe gjithëpërfshirëse.