Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e ulta dhe të shëmtuara të jehudëve dhe rreth besimit të tyre të turpshëm.
Judejtë thanë: “Dora e Allahut është e shtrënguar! -
Pra, ata shpifën, - Allahu i poshtëroftë! - duke thënë se dora e Allahut është e shtrënguar nga mirësitë, dhurimet dhe bujaria. I pastër është Allahu nga shpifjet e këtyre të mjerëve!
Të shtrënguara qofshin duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, për atë që thanë! -
Ky është një mallkim kundër tyre, në përputhje të plotë me fjalët e ulta që ata thanë. Ata deklaruan paturpësisht për Allahun Bujar e Bamirës se koprracia është cilësi e Tij. Por Allahu i shpagoi ata, duke e bërë koprracinë cilësinë e tyre të pandashme. Kështu, ata u bënë njerëzit më dorështrënguar, më pak bamirës dhe më mendimkëqijtë për Allahun e Madhëruar. Ata u bënë njerëzit më të largët nga mëshira e Allahut, mëshirë e cila ka përfshirë çdo gjë, çdo vend mes botës së sipërme dhe të poshtme. I Madhëruari u kthen përgjigjen:
Jo. Të dyja duart e Tij janë të shtrira dhe Ai shpenzon (nga mirësitë e tij) ashtu siç dëshiron. -
Askush nuk mund ta pengojë Allahun e Madhëruar nga ajo që Ai dëshiron. Ai i ka shpërndarë gjithandej mirësitë e kësaj bote dhe mirësitë fetare, duke i urdhëruar robërit e Tij që t’i afrohen flladit të bujarisë dhe mëshirës së Tij. Allahu i Madhëruar i ka porositur ata që të mos ia mbyllin vetes portën e mirësive të Tij duke kryer gjynahe. Dy duart e Allahut të Madhëruar janë gjithmonë të shtrira; ato vetëm dhurojnë e dhurojnë, ditën dhe natën. Mirësitë e Tij derdhen pa reshtur mbi krijesat. Ai largon trishtimet, i dhuron pasuri të varfërit, çliron të robëruarin, qetëson zemrën e nevojtarit, i përgjigjet lutësit, strehon të pastrehin, i përgjigjet nevojtarit; madje, Allahu u dhuron mirësi edhe atyre që nuk i luten. Ai e ruan dhe e shëron atë që kërkon shërim dhe ruajtje. Ai nuk nxitohet të privojë nga mirësitë të pabindurit dhe gjynahqarët, pasi në mirësitë e Tij kullotin edhe kope të mira, edhe kope të këqija. Megjithatë, për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij, Ai ka veçuar mirësinë më të madhe. Atyre u ka dhënë sukses që të bëjnë punë të mira, për të cilat i lëvdon dhe ua atribuon atyre, edhe pse në fakt ato janë dhuratë nga bujaria e Tij. Më pas, Ai u jep shpërblime të shpejta, që në këtë dynja, dhe të mëvonshme, në ahiret. Ai u jep shpërblime, të cilat nuk është e mundur të shpjegohen dhe përshkruhen, madje as nuk mund të shkojnë nëpër mendjen e robit. Allahu i Madhëruar tregohet i butë dhe i kujdesshëm për ta në të gjitha çështjet e tyre, duke u ofruar çdo mirësi dhe u larguar çdo të keqe dhe, në të shumtën e rasteve, ata nuk e ndiejnë dhe kuptojnë ndihmën dhe butësinë e Tij. I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo mangësi është Ai, i Cili është Dhuruesi i çdo mirësie për krijesat! Çdo mirësi që përjetojnë krijesat vjen vetëm prej Tij. Vetëm Atij i qahen dhe i drejtohen të gjithë për largimin e fatkeqësive dhe sprovave. Të shumta dhe të mrekullueshme janë begatitë e Atij, të Cilin askush nuk mund ta lëvdojë ashtu si i takon madhështisë së Tij. Ai është i lavdëruar ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet. I Lartësuar qoftë Allahu, pa bujarinë dhe mirësinë e të Cilit krijesat nuk mund të durojnë asnjë çast të shkurtër. Madje, ato as që mund të ekzistojnë dhe as të vazhdojnë të jenë, sepse është Ai që i bën të ekzistojnë dhe të vazhdojnë të jenë. Allahu e shëmtoftë këdo injorant që mendon se është i pavarur dhe jonevojtar për Zotin e Tij, dhe, aq më keq, që e përshkruan me cilësi që nuk i shkojnë Madhërisë së Tij. Sikur Allahu i Madhëruar t’i merrte në përgjegjësi judejtë - e të tjerët si ata - për ato fjalë që thanë, qoftë edhe për një pjesë të tyre, ata do të ishin shkatërruar që në jetën e dynjasë, para ahiretit. Por pavarësisht nga fjalët dhe veprat e tyre të poshtra, i Madhëruari, Falësi dhe i Gjithëmëshirshmi i toleron dhe i afatizon. Ai nuk nxitohet që t’i ndëshkojë për veprat e fjalët e tyre, por u jep mundësi të reflektojnë. Sidoqoftë, le të mos harrojnë një fakt: Allahu i Madhëruar vërtet i afatizon, por kurrë nuk i harron apo t’i lërë pa i marrë në përgjegjësi.
Shpallja që t’u zbrit ty (nga Allahu) do t’ua shtojë largimin dhe mohimin shumë prej atyre. -
Ky lloj ndëshkimi është nga fatkeqësitë më të mëdha që mund të godasin robin. Allahu i Madhëruar e ka bërë Shpalljen - të cilën ia zbriti robit dhe Profetit të Tij, - jetë dhe gjallërim të shpirtit dhe zemrës së robit, lumturi të dynjasë dhe ahiretit të tij, e ka bërë atë fitore të mirësisë së dynjasë dhe ahiretit dhe shpëtues nga çdo e keqe që i kanoset në to. Shpallja hyjnore është mirësia më e madhe e sjellë për robërit dhe, si e tillë, ata duhet të nxitojnë ta pranojnë atë me përunjësi të thellë, ta zbatojnë dhe të jetojnë sipas saj. Ata duhet të tregojnë mirënjohje të thellë ndaj Allahut të Madhëruar, që ua dhuroi. Nëse kjo Shpallje, e dhuruar për këto qëllime, nuk shërben për ta, por bëhet shkak që t’u shtohet edhe më tepër humbja e trishtimi, atëherë sinqerisht që ky është nga ndëshkimet më të mëdha. Atyre të mjerëve Shpallja nuk u sjell dobi, sepse ata e shtojnë kufrin e tyre, e teprojnë me padrejtësitë e tyre dhe e thellojnë devijimin e tyre. Shkaku është refuzimi nga ana e tyre i kësaj Shpalljeje, armiqësia e urrejtja kundër saj, si dhe polemikat pa të drejtë kundër saj, me dyshime e hamendësime të kota dhe të pabaza.
Ne kemi futur armiqësi dhe urrejtje ndërmjet tyre, që do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit. -
Ata kurrë nuk bashkohen, kurrë nuk fitojnë, kurrë nuk bien dakord për diçka të dobishme. Ata vazhdimisht urrejnë njëri-tjetrin me zemrat e tyre dhe e shprehin këtë armiqësi me veprat e tyre, dhe kjo do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit.
Sa herë që ndezin zjarr për luftë, Allahu e shuan atë. -
Ata hapin gjithmonë luftra për të goditur Islamin dhe besimtarët. Por sa herë që ndezin zjarrin e luftës, Allahu i Madhëruar e shuan atë, duke përçarë radhët e tyre dhe duke ndihmuar muslimanët të fitojnë.
Ata përpiqen pareshtur për shkatërrime në tokë... -
Ata sakrifikojnë dhe luftojnë me mish e me shpirt, për të hapur në tokë shkatërrim dhe shthurje dhe për përhapjen e fesë së tyre të kotë. Ata sakrifikojnë për ta paraqitur Islamin si të pavlerë.
...dhe Allahu nuk i do shkatërruesit. -
Allahu i Madhëruar ka për ata urrejtjen më të madhe. Ai ka për t’i poshtëruar dhe ndëshkuar rëndë për prishjen e rendit e paqes në tokë. Pastaj i Lartësuari thotë: