Indeed, those who have believed [in Prophet Muhammad (^)] and those [before him (^)] who were Jews or Sabeans or Christians – those [among them] who believed in Allah and the Last Day and did righteousness – no fear will there be concerning them, nor will they grieve. (Al-Ma'idah [5] : 69)
Sherif Ahmeti:
S’ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre qëbesuan, prej jehudivë, prej sabiinëve (të krishterë që adhurojnë yjtë), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që të kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin) (Al-Ma'idah [5] : 69)
1 Feti Mehdiu
Ata të cilët besuan, edhe ata që ishin ebrej, edhe sabejt, edhe të krishterët – por se kush kanë besuar All-llahun dhe botën tjetër dhe kanë bërë vepra të mira, - për ata nuk ka frikë as pikëllim
2 Hassan Efendi Nahi
Ata që besojnë (në Kuran), hebrenjtë, të krishterët dhe sabinët - kushdo prej tyre që beson Allahun dhe Ditën e Fundit (sipas Kuranit) dhe bën vepra të mira (sipas Islamit), nuk do të frikësohet dhe as që do të dëshpërohet.
3 Tafsir as-Saadi
Ata që besuan (në Kur'anin), judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit (me besim të drejtë) dhe bëri vepra të mira (sipas shpalljes së Zotit) për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim. - Allahu i Madhëruar na flet për ithtarët e të gjithë librave të Tij: të Kur’ânit, Teuratit ose Ungjillit, dhe na njeh me rrugën e lumturisë të secilit prej tyre. I Lartësuari na tregon se kjo rrugë ka qenë e njëjtë për çdo popull, në çdo kohë. Besimi i sinqertë në Allahun Një dhe të Pashoq, besimi në Ditën e Llogarisë dhe kryeja e veprave të mira, ashtu siç i kërkon besimi i pastër dhe i drejtë (i sqaruar nga profetët e Zotit). Në të gjitha kohërat, çdokush që ka kryer këto detyra nuk ka pse të frikësohet dhe as të brengoset: nuk ka pse të frikësohet për të ardhmen dhe nuk ka pse të brengoset për të kaluarën. Ky është një gjykim i pandryshueshëm.