And that it is He who is the Lord of Sirius. (An-Najm [53] : 49)
Sherif Ahmeti:
Dhe se Ai është Zoti i Shi’rasë (ylli polar) (An-Najm [53] : 49)
1 Feti Mehdiu
Dhe se Ai është Zot i Sirijusit
2 Hassan Efendi Nahi
Ai, që është Zoti i Siriusit[1];
[1] Siriusi është yll i cili adhurohej nga arabët paganë.
3 Tafsir as-Saadi
Ai është Zoti i Yllit Polar. - Ky yll i njohur quhet (në arabisht) El Shi’ra. Allahu i Lartësuar, edhe pse është Zoti i gjithçkaje, e veçoi këtë yll, sepse në kohën e injorancës, ai ishte shndërruar në objekt adhurimi. Kështu, Allahu i Lartësuar tregon se çdo gjë që adhurojnë idhujtarët është diçka e krijuar dhe e nënshtruar ndaj Allahut të Lartësuar. Atëherë, si mund të konsiderohet si e adhuruar diçka e tillë dhe të barazohet me Allahun e Lartësuar, që është i vetëm në meritueshmërinë e adhurimit?!