Then at this statement do you wonder? (An-Najm [53] : 59)
Sherif Ahmeti:
A këtij ligjërimi po i çuditeni (An-Najm [53] : 59)
1 Feti Mehdiu
A këtij fjalimi i çuditen
2 Hassan Efendi Nahi
Vallë, prej kësaj fjale po çuditeni
3 Tafsir as-Saadi
Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni... - Shpallja e sjellë nga Profeti i fundit është fjala më e lartë, më e mirë dhe më e përkryer. Ajo është fjala më e zgjedhur, fjala e Allahut të Lartësuar. Atëherë, si çuditeni dhe e mohoni këtë fjalë, duke pretenduar se ajo është në kundërshtim me realitetin? Ky pretendim i kotë e ka burimin tek padituria, devijimi dhe inati juaj, pasi kjo është fjala më e vërtetë. Nëse gjykon për diçka, në të gjen gjykimin më të drejtë. Shpallja hyjnore nuk është fjalë që mund të merret me tallje. Kur'ani është fjalë e fuqishme, aq sa po të zbritej në ndonjë mal, mali do të strukej nga frika e Allahut të Madhëruar. Ky libër ua shton urtësinë të urtëve dhe besimtarët i udhëzon dhe i përforcon në rrugë të drejtë. Ai shton besimin dhe sigurinë në premtimet e Zotit. Çudi është vetëm me ata që mohojnë këtë libër, por kjo tregon sigurisht mendjelehtësinë dhe humbjen e tyre të thellë.