...dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje! -
Në vend që shpirti juaj të zbutet dhe të ndikohet nga madhështia e këtij Kur'ani, ju çuditërisht qeshni dhe talleni me mesazhet që ai përcjell?! Në vend që sytë tuaj të lotojnë kur të dëgjojnë urdhrat dhe ndalesat e tij, në vend që zemrat tuaja të jenë të vëmendshme dhe plot shpresë e drojë, kur dëgjojnë premtimet dhe kërcënimet e tij, me ju ndodh e kundërta: ju largoheni dhe zhyteni në kotësira. Si është e mundur që ju të jeni të pavëmendshëm dhe mospërfillës ndaj këtij mesazhi të fuqishëm? Ky është tregues i dobësisë të mendjes, arsyes dhe besimit tuaj. Nëse ju do të adhuronit Allahun e Lartësuar dhe vazhdimisht do të synonit kënaqësinë e Tij në të gjitha gjendjet tuaja, nuk do të arrinit në këtë nivel kaq të ulët, të cilin kurrë nuk do ta dëshironin për veten e tyre të urtët dhe të mençurit. Më pas, i Lartësuari thotë: