So which of the favors of your Lord would you deny? (Ar-Rahman [55] : 13)
Sherif Ahmeti:
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë) (Ar-Rahman [55] : 13)
1 Feti Mehdiu
Po cilën dhunti të Zotit tuaj mohoni
2 Hassan Efendi Nahi
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?![1]
[1] Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure.
3 Tafsir as-Saadi
Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! - Cilën nga mirësitë e Zotit, që kanë lidhje me dynjanë ose me fenë, mohoni ju? Sa e bukur ishte përgjigjja e xhindëve, kur dëgjuan Profetin t’u lexonte këto vargje. Sa herë që Profeti (a.s.) vinte te ky ajet, ata thoshin: “Asnjë nga të mirat e Tua nuk mund të mohojmë, o Zoti ynë! Vetëm Ty të takon lavdia dhe mirënjohja!”. Pikërisht kështu duhet të veprojë çdo njeri. Sa herë që atij i lexohen dhe kujtohen mirësitë e Allahut, ai duhet t’ia njohë ato Allahut të Madhëruar, duke e lavdëruar Atë për to.